Berisha: Ti u ofron shqiptarëve drogën, helmin. Plehra është edhe haleja

0
197

Me tone të ashpra e duke i lexuar gjithë sa kishte thënë kundër importit të mbetjeve kur ishte në opozitë, ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin se pas ligjit fshihen afera në kurriz të shqiptarëve.

“Ti u ofron shqiptarëve drogën, helmin, plehun prostitucionin, njeri që në një kohë kur shqiptarët përballen me problemet më të rënda të jetesës, sigurisë, kafshatës, e punës, alternativa e tij është droga, prostitucioni, plehu dhe helmi”- tha Berisha.

Ai i kujtoi Ramës një shprehje të urtë, sipas të cilës kur thua gënjeshtra duhet të fshish buzët, shtoi “ kur nxjerr gënjeshtra për një gjë fshiji buzët se të ka ngel edhe në buzë, në plehra futet edhe haleja, se e ke plot me to me këto që u the shqiptarëve”- tha Berisha.

Sipas Berishës, më i ligu i gjithë gënjeshtarëve është hipokriti. “Shkalla supreme, varet në çengelin e shtyllës së turpit si te Viktor Hygo, edhe ti atje e ke vendin. Ti që iu atribuon korifenjve të mendimit citate që si kanë thënë kurrë”.

Për Shalsin

Shals ti fole? Edhe ti flet Shals, po ti as në kazan nuk e ke vendin se kazanët do ti zërë ky, zonja kryetare nxirre në kazan atë më mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency