Shkodër/ Anti-kontrabanda kontrolle tregtarëve të duhanit. Sekuestrohen dhjetëra kilogram duhan

0
927

Një operacion blic është zhvilluar ditën e djeshme nga anti-kontrabanda dhe forca të doganës në qytetin e Shkodrës. Mësohet se aksioni nga anti-kontrabanda është zhvilluar në zonën e Rusit, duke kontrolluar tregtarët e duhanit, duke sekuestruar kështu dhe dhjetëra kilogram duhan. Anti-kontrabanda ka zhvilluar kontrolle në befasi duke i sekuestruar dhe duhanin tregtarëve pa motive të qarta. Kjo nuk është hera e parë që agjentet e doganave ndalen te tregtarët në Rus duke u sekuestruar duhanin pa asnjë motiv të qartë. Shitësit e duhanit shprehen mjaft të revoltuar pasi ju kanë sekuestruar sasi të mëdha të duhanit i cili është burim jetese për ta.

Tregtimi i duhanit ka qenë vazhdimisht një problem pasi nuk ka treg shitje si rezultat i kësaj banorët detyrohen që ta shesin në rrugë.