Një tjetër aksident me vdekje brenda pak orëve në rrugët e vendit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murrizë të Lushnjes, ndërsa viktima është shtetasi A.D, 23 vjeç, banues në Kuçovë.
Viktima po udhëtonte në mjetin tip “Benz” me targa KV 2248 B sëbashku me shtetasin me iniciale M.P, kur kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.