Droga del sheshit në rrugët e Tiranës, policisë i shpëton një bimë kanabisi tek “Unaza”

0
365
Angazhimi i policisë për të asgjësuar parcela të tëra me kanabis në të gjithë vendin ka lënë jashtë vëmendjes kryeqytetin.
Uniformave blu duket se u ka shpëtuar kjo bimë në një nga akset kryesore të Tiranës, ku dhe patrullimet janë të shumta. Ajo është rritur e pashqetesuar nga askush. Duket se edhe punonjësit e gjelbërimit janë kujdesur t’i bëjnë shërbimet e nevojshme, duke e konsideruar të njëjtë me bimët e tjera dekorative të mbjella përgjatë Unazës.
Zona është kthyer në një vend atraksioni për të rinjtë qe e kane zbuluar përpara policisë dhe realizojnë fotografi me bimën e kanabisit. Me siguri policia do te nise hetimet dhe nuk do ta ketë aspak te vështire ta asgjësoje.
FOTO-HASHASHI-640x340 (2)