A do ta dekretojë ligjin për mbetjet Presidenti Bujar Nishani?

0
210

Presidenti Bujar Nishani u shpreh se do të bëjë publik së shpejti qëndrimin e tij institucional mbi ligjin që lejon importin e mbetjeve për qëllim riciklimi në vend.

“E sigurt që do të ketë një qëndrim, por presidenti do të flasë i fundit, aktualisht specialistët dhe këshilltarët juridik janë duke punuar. Po konsultohen me Shoqërinë Civile dhe është shumë e rëndësishme që çështje kaq të mëdha madhore që lidhen me interesa qytetarë e të publikut ne t’i orientojmë drejt kësaj zgjidhje, drejt interesit të qytetarit, e publikut” – tha Presidenti i pyetur gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.