FIFA dënon Shqipërinë, shkas bëhet Maqedonia

Shqipëria ka marrë një lajm jo të mirë nga FIFA. Qeveria botërore e futbollit, që organizon Kupat e Botës, e ka dënuar kombëtaren kuqezi me 50 mijë franga, të barazvlershme me 45 mijë euro. Kanë qenë organet përkatëse disiplinore, që pasi kanë marrë në shqyrtim raportin e delegatit dhe vëzhguesit të ndeshjes ndaj Maqedonisë, kanë dalë në këtë konluzion. Ndëshkimi financiar ka ardhur për shkak të sjelljes jo të mirë të tifozëve shqiptarë në ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese të Grupit G, në kuadrin e Botërorit “Rusia 2018”, në stadiumin “Loro Boriçi”. Një lajm i tillë është është publikuar edhe nga britanikja “Daily Mail”. Sipas kësaj të fundit, veç Shqipërisë, për tejkalim të caqeve e rregulloreve të përcaktuara nga FIFA, janë dënuar edhe Italia, Argjentina, Brazili, Hondurasi, El Salvadori, Meksika, Peruja, Paraguaji dhe Kanadaja. NJë “shuplakë” e tillë nuk vjen për herë të parë për Shqipërinë, sepse sjellja e tifozëve në stadium, kur ka luajtur kombëtarja, është sanksionuar herë pas here me penalitete financiare. Një lajm i hidhur më shumë për FSHF-në, sepse nga arka e saj do të shlyhet kjo gjobë.

FIFA dënon Shqipërinë, shkas bëhet Maqedonia

Vdes një 23-vjeçar në Vlorë, bie nga

FIFA dënon Shqipërinë, shkas bëhet Maqedonia

Vetvritet me armë zjarri një 49 vjecar

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko