Ish-kryeministri: Në 2017 nuk ka zgjedhje, këtu ka vetëm kanabis. Vettingu në Gjykatë Kushtetuese dhe në çdo forum ndërkombëtar
“Nëse mazhoranca ndalon referendumin për importin e mbetjeve do ta çojë vendin në një destabilitet”
Ish kryeministri Sali Berisha, I ftuar ditën e djeshme në emsionin “Studion e Hapur” në News 24 deklaroi se ai nuk do ta lejonte ligjin e mbetjeve, në 2011 nëse do të kishte faktet e sotme. Berisha mbrojti qëndrimin e demokratëve, duke deklaruar se PD synon ti presë rrugën mafias së plehrave. Ai theksoi se në rast se qytetarëve u mohoet e drejta për referendum, vendi do të shkoj në destabilitet. Duke komentuar qëndrimet e mbajtura nga ambasadori amerikan, Berisha u shpreh se ai nuk duhet të sillet si guvernator dhe palë me qeverinë. Në lidhje me 2017, ish kryeministri tha se zgjedhje nuk ka, por ka kanabis.
Ligji i mbetjeve duket sikur është një lojë ku herë pas herë aktorët ndërrojnë vendet…
Ka një gjë. Të dalësh para shqiptarëve dhe të quash tradhëti kombëtare importin e plehut, 4 vjet më parë, dhe pas katër vitesh të thuash që se kam thënë kurrë për mbetjet të kujton një histori personale të familjes së tij . Gjyshi tij dhe i vëellai për 27 vite nuk kanë fol njëri me tjetrin sepse kaloi diçka në gardhin e tyre, sepse njëri tha ishte mace, tjetrin ishte lepur. Dhe atij i duhen 27 vite që të kuptojë që mbetjet dhe plehrat janë e njëjta gjë. Dhe këtë Edi Ramës ja bëri valixhja me 4 milionë euro.
Jeni fajtorë të dy?
E kam thënë në parlament nëse do kisha patur këto fakte të sotme, nuk e bëja ligjin. Faktet e sotme janë tronditëse.
Përse ju jeni kundra parimit që keni mbrojtur në 2011?
Albania Beg do të ndërtontë në Kashar një fabrikë për djegiet. Unë nuk kam lëvizur nga ky pozicion. U bë ligji i trajtimit të integruar të mbetjeve.Nuk ishte kjo direktivë europiane që është sot, e kalimit nga ekonomi lineare në atë cirkulare. Laburatori ekziston, por ky nuk ka shtruar asnjë epruvetë.
E pranoni që gjatë kohës që keni qenë në pushtet kanë hyrë mbetje të rrezikshme?
Problem qe me Kurum i cili merrte makina me plehra dhe për hir të së vërtetës nuk digjte filtra dhe krijoi atë malin. Çfarë dëgjoj unë më vonë, dëgjoj se një pjesë e tyre ishin hedhur në Shkumbin dhe ky ishte një gabim i qeverisë. Unë nuk e toleroj këtë.
Kush janë këta njerës që kanë dhënë 4 milionë euro?
Thirre Agaçin ndonjë ditë këtu. Ka qenë avokati i gjithë mafies Ndrageta.
E pranoni që ishte gabim?
E pranova në parlament, me këto të dhena të sotme nuk do ta lejoja. Doganat të lejojnë 33 mijë ton mbetje. Ligji para vitit 2011 lejonte mbi 500 e ca mbetje në vend.
Ka fakte që në parlament PD ka vendosur vetëm në momentin e fundit, ka pasur një qëndrim kaotik.Në grup ka pasur edhe vota pro dhe kundër. Nëse grupi parlamentar i PD –së, do brakstiste sallën, ligji mund të binte..
Di që në mbedhje të grupit është kundërshtuar në mënyrë të prerë importi i plehrave. Është lënë ideja që të mos votojmë dhe ikim, por kjo ka një problem interpretimi. Nëse ti ikën, ky thotë që është qëndrimi më i ashpër që mbajtët. Partia Demokratike nuk ka qenë pro ligjit. Në mbledhje të grupit është vendosur kundër këtij ligji.
Po ju i jeni bashkuar me vonesë kësaj çështjeje
Është e vërtetë që është vendosur konktakte me shoqërinë civile dhe shoqëria civile, ka kërkuar të mos politizohet çështja, sepse kjo është kauza e tyre.
Çfarë kosto merr opozita nga ky ndryshim kostosh?
Së pari përballet dhëmbë më dhëmbë me mafian dhe i pret rrugën. Një parti e cila i pret rrugën mafies dhe mbështet direktivën e re të Komisonit Europian dhe së treti u del zot qytetarëve shqiptarë. Ai u hoqi qytetarëve të drejtën e referndumit. Kam shumë inormacione të marrëveshjes së Ramës me mafien.
Cili është modeli juaj?
Modeli im është ai jep Bashkimi Europian për importin e mbetjeve.
A mund ta ndalojë mazhoranca referndumin?
Nëse ndalon referndumin do ta çojë vendin në një destabilitet. Nëse u heq shqiptarëve të drejtën demokratike do të ketë një përballje
Si e cilësoni njoftimin e ambasadës amerikane për protestën kundër importit të mbetjeve, që u konsiderua si një protestë e opozitës?
Unë mendoj se ishte një njoftim i panevojshëm dhe i gabur. Që një ambasadë të bëhet interpret i Edi Ramës është diçka shumë e gabuar. Secili ambasadorë mban qëndrimet e veta, kam respektin absolut ndaj ambasadorëve, por zero respekt ndaj guvernatorëve. Një ambasador ka një kontribut të madh në marrëdhëniet mes dy vendeve. Mënyra më e papërshtatshme e veprimit të një ambasadorëve është të bëjë guvernatorin.
Por ambasada Amerikane ka bërë deklarata të ashpra ndaj Partisë Demokratike edhe gjatë ditëve të reformës në drejtësi?
Është tjetër nxitja, tjertër inkurajimi dhe tjetri është arbitri. Në këtë process arbitër ka qenë Komisioni i Venecias. Ai draft që hartoi qeveria u rrëzua dy herë nga Venecia. Edhe njëherë palë pa diskutim, por nuk mund të them arbitër për ambasadorët. Në mbledhjen e Komisionit të posaccëm, përfaqësuesi ndërkombëtar pranoi atë që tha zotit Bylykbashi dhe të nersërmen tha atë që thoshte zoti Xhafa. Po sigurisht që këtu i them palë unë
Cili është shkaku që ju thoni se ambasadorët janë bërë palë?
Ishte e qartë se ambasadori amerikan u bë palë. Ai tha tre- katër deklarata kundër kryetarit të Partisë Demokrtike dhe asnjë kundër Ramës. Nuk flet për asnjë aferë korruptive.
Ju thoni se u prish konsensusi i 21 korrikut për reformën…
Konsensusi ishte që edhe 7 ligjet do votoheshin me konsensus. U shkel marrëveshja në ligjin e vettingut, në ligjin më të rëndësishëm. Marrëveshjen e shkeli Rama, edhe Meta.
Do ta çoni ligjin e Vetingut në Gjykatën Kushtetuese?
Padiskutim në Gjykatë Kushtetuese dhe në çdo forum ndërkombëtar.
Po për zgjedhje e 2017?
Zgjedhje nuk ka. Ka kanabis gjithandej.
Do të thotë që do e bojkotoni?
Jo, vendimet do i marrë partia.
Po kryeprokurori, roli i tij për akuzat që opozita….?
Prokuroria ka të tjera probleme. Pse nuk i dini ju kërcënimet e Ramës ndaj tij. Ka bërë një lsitë me telefonatash kërcënimesh ndaj kryeprokurorit