FOTO/ Ky është 21-vjeçari që ekzekutoi babain e 4 fëmijëve në Shkodër, zbardhen shkaqet

0
326

SHKODER – Pas masakrës së Dajçit, Shkodra tronditet sërish nga krimi. Një 47-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme te ura në fshatin Mali Jushit, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se në zonë janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dëshmitarët kanë parë një person të vdekur, por kur mbërriti policia nuk e gjeti trupin e viktimës në vendin e ngjarjes, pasi ishte dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë, sipas informacionit zyrtar të policisë, viktimë ka mbetur 47-vjeçari Genc Mhillaj, banues në Torovicë.

Pak orë pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 47-vjeçarit dhe është vene ne kerkim te tij. Ai është Jozef Mujeci, 21 vjeç, banues në Lezhë. Sipas policisë, motivi i kësaj ngjarje është një konflikt i ndodhur para 2 ditësh në fshatin Torovicë, ku viktima e ka rrahur edhe fizikisht 21 – vjeçarin. Ndërkohë nga shërbimet e policisë Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet dhe krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të lartpërmendur dhe bashkëpunëtorit të tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here