Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në fshatin Selçë të Kelmendit në Shkodër dhe policia konfirmon se ajo mund dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale pasi jetonte e vetme në shtëpi.
Sipas policisë së qytetit verior, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selce, Njësia Administrative Kelmend, në Malësi të Madhe, ku është gjetur e vdekur në banesën e saj ku jetonte e vetme Age Bunjaj, 63-vjeçe.
Në trupin e viktimës , policia thotë se, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.