OKB lëshon alarmin: Qindra mburoja njerëzore në Mosul

0
191

Shteti Islamik po përdor 550 familje në Mosul si mburoja njerëzore. Pohimet e OKB-së kanë ngjallur shqetësim të madh, ashtu si dhe disa raporte se personat e dyshuar për mungesë besnikërie i pret vdekja.

“Jemi tepër të shqetësuar nga njoftimet se ISIS-i po përdor civilët në dhe përreth Mosulit si mburoja njerëzore, ndërkohë që forcat irakiane vazhdojnë avancimin. Janë duke i mbajtur civilët pranë zyrave të tyre apo zonave ku ndodhen luftëtarët e këtij grupi”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e OKB-së.

200 familje nga fshati Samalia dhe 350 nga Najafia janë marrë forcërisht të hënën, në vazhdën e asaj që duket si “politikë e ISIS-it për të mos i lejuar civilët të largohen”. Në rrugën e tyre drejt Mosulit, forcat irakiane dhe ato kurde, të mbështetura në tokë e ajër edhe prej koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, rimorën nën kontroll dy fshatra të tjerë, al-Awaizat dhe Nanaha.

Por në veri të qytetit të dytë më të madh të vendit, militantët sulmuan egërsisht ndërtesa qeveritare, ku vranë 6 efektivë policie, dhe një stacion elektrik, ku humbën jetën 13 punonjës. 12 luftëtarë të Shtetit Islamik thuhet të kenë gjetur vdekjen deri tani në luftime.

Në qytetin e pasur me naftë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe lutjet e së premtes u anuluan, pasi xhamitë janë mbyllur të gjitha. Guvernatori i Kirkukut, Najm al-Din Karim ia faturoi sulmin atyre që i quajti “celula të fjetura të ISIS-it” dhe këmbënguli se luftëtarët “peshmerga” dhe forcat e antiterrorit e kanë vënë tashmë situatën nën kontroll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here