Piktori Arben Golemi hap ekspozitë në vendlindjen e tij Berat, e konsideron “oaz frymëzimi”

0
223

Është cilësuar si një ndër artistët më të mirë shqiptar të artit figurativ. I veçuar për shije të lartë estetike dhe ndjeshmëri në kolor Arben Golemi është prezantuar në qytetin e lindjes, Beratin, që e konsideron oazin e tij të frymëzimit, me ekspozitën e radhës. E cilësuar “Retrospektivë” prezantohen 34 vepra të krijuara nga viti 1984 e deri më sot.

Kuratori Kastriot Dervishi ka zgjedhur pikturat e ekspozuara mes një larmishmërie veprash të autorit.

Kjo është një ekspozitë e plotë me vepra 30 vjeçare të krijmtarisë së Golemit ku, dominon stilistika e tij, poetika e Beratit, arkitektura e ngjyrës dhe e ndienjës dhe veçanërisht stili që karakterizon krijmtarinë e Arbenit.

Kastriot Dervishi: Arritëm të ekspozonim 34 vepra me cikle të ndryshme nga arkitektura e Beratit, peisazhe të natyrës, peisazhe nga simole të botës. Janë vepra të ndryshme, në kohë të ndryshme, por filli që i bashkon është ndjeshmëria e Arbenit, shija e tij e lartë estetike, kemi të bëjmë me një artist të plotë të formuar, vërtet një emër në artin shqiptar figurativ

Në çdo ekspozitë të piktorit Arben Golemi të celur brenda dhe jashtë vendit, është brenda qyteti i Beratit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here