Carey, lëndohet gjatë xhirimeve

0
172

cary

Ylli i muzikës pop, Mariah Carey, ka ndrydhur shpatullën gjatë xhirimeve të klipit më të ri, bëjnë të ditur mediat amerikane. Kur ndodhi aksidenti, krijuesja e hitit “Hero” ishte në Nju Jork duke realizuar xhirimet e këngës “Beautiful” së bashku me reperin Young Jëzy. Tabloidi “Orange” transmeton se ajo mund të jetë lënduar ne momentin që ishte duke vallëzuar për klipin, një klip ky i realizuar nën regjinë e burrit të saj, Nick Cannon. Këngëtarja menjëherë është dërguar në spital, ku doktorët mundën të vinin në vend shpatullën e saj. Sipas zëdhënësit të saj është thënë se ajo ishte “mirë” dhe se është duke “u shëruar në shtëpi”. Carey pritet të performojë me “Neë York Philarmonic Orchestra” në “Central Park”, një performancë kjo e cila do të shkojë për mbledhjen e parave për viktimat e superstuhisë “Sandy”.