Shmangni helmimin, sensori që zbulon nëse ushqimi juaj është i kontaminuar

0
251

Sa prej jush janë tmerruar nga të ngrënit jashtë dhe kanë përfunduar në spital, sepse nuk e keni ditur se ushqimi ka qenë i kontaminuar me gluten?

Thuajse të gjithë na ka ndodhur qoftë edhe një herë. Por, për të shmangur këto pasoja kompania ‘6SensorLabs’ ka krijuar një pajisje ose laborator të vogël që analizon para se të hani nëse ushqimi juaj ka gluten apo helme apo jo.

Sensori quhet ‘Nima’ dhe ‘6SensorLabs’ ka filluar të marrë qindra porosi për këtë laborator personal.

‘Nima’ do t’u japë mundësi njerëzve që të testojnë mostra të vogla ushqimsh për të parë nëse ka prani gluteni. ‘Nima’ është i lidhur me një aplikacion me të njëjtin emër dhe të gjitha të dhënat i dërgon në kohë reale në smartfon.

‘6SensorLabs’ thotë se ‘Nima’ ndër të tjera mund të zbulojë rastet e ndotjes së ushqimit, rastet kur ushqimi mund të jetë gatuar me të njëjtin vaj, p.sh patatet e skuqura ose me të njëjtin ujë, si makaronat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here