Publikohen rezultatet e provimeve me zgjedhje, nota mesatare 7

0
274

Driçim Çaka

Datat për riprovimet në vjeshtë

Formulari A2 plotësohet pas 15 korrikut
Studente-duke-pare-listat-Publikohen notat e provimeve me zgjedhje. Ministria e Arsimit ka bërë publike notat që maturantët kanë marrë në dy provimet e fundit të maturës shtetërore. Shumica e maturantëve kanë qenë midis notës 6 dhe 7.5. Pjesa tjetër e kandidatëve kanë qenë mbi notën 8, ndërsa numri i mbetësve llogaritet të jetë mbi 2500. Notat e çdo kandidati gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, www.mash.gov.al. Me marrjen e notave të fundit, tashmë maturantët mund të fillojnë të bëjnë llogaritjet për nivelin e pikëve që do të kenë. Nëpërmjet formulës së mëposhtme mund të llogariten pikët me të cilat kandidatët do të konkurrojnë për në universitet.
Formulari A2

Pas datës 15 korrik të gjithë maturantët do të fillojnë plotësimin e formularit A2. Në këtë formular kandidatët do të rendisin 10 preferencat e tyre për në shkollën e lartë, preferenca të cilat duhet të bazohen në pikët që ka secili. Pavarësisht se shumë prej tyre mund të jenë të qartë, lidhur me degët që do të zgjedhin, MASH bën thirrje që më parë të llogaritet niveli i pikëve dhe këto pikë të krahasohen me pikët e viteve të kaluara.
Formula e pikëve

Në bazë të dy notave të para dhe duke u bazuar te notat e provimeve me zgjedhje, kandidatët mund të llogarisin pikët që do të konkurrojnë për në shkollën e lartë. Formula është: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (në varësi të rezultatit që del). Sipas kësaj formule, M = mesatarja e katër viteve të gjimnazit, D1 = provim i detyruar i Letërsisë, D2 = provim i detyruar i Matematikës, T1 = provimi me zgjedhje 1, T2 = provimi me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkollës së kryer dhe k2 = koeficienti sipas provimeve me zgjedhje.

Riprovimet

Ndërkohë që kanë mbaruar provimet e maturës do të ketë një shans të artë për ata maturantë që janë mbetës në një nga provimet e detyruara apo provimet me zgjedhje. Nëpërmjet udhëzimit të ministrit Myqerem Tafaj janë publikuar datat dhe rregullat për kandidatët mbetës.
Në provimet e sezonit të vjeshtës kanë të drejtë të marrin pjesë:
-Maturantët dhe kandidatët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime të maturës shtetërore gjatë sezonit të parë të provimeve që u zhvillua në muajin qershor.
-Maturantët që rezultuan mbetës në vitin e fundit të shkollës së mesme, në një nga lëndët mësimore, të cilën duhet ta fitojnë në datat 4 dhe 6 shtator, për të dhënë më pas provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të maturës në datat e përcaktuara 17, 19 dhe 21 shtator.
-Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2013, por nuk kane shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore dhe që për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar as formularin A1Z.
-Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në Komisionin e posaçëm të ngritur në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Datat e riprovimeve në vjeshtë

Gjuha shqipe dhe letërsia 17 shtator 2013

Matematika 19 shtator 2013

Provimet me zgjedhje 21 shtator 2013