Policia e Kukësit ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjatë ditës së djeshme blutë arrestuan në flagrancë dy persona pasi u kapën me 2.5 kg kanabis.
Në pranga kanë rënë dy të rinj nga Lezha, Pashk Biba, 20 vjeç dhe Zef Boçi, 20 vjeç.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se automjetin tip “Ford” me targa AA 360 FC, ka lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet ku u bë e mundur ndalimi i mjetit me drejtues shtetasin Pashk Biba dhe pasagjer shtetasin Zef Boçi.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me targa AA 360 FC, në pjesën e bagazhit u gjet një çantë ku brenda saj kishte 5 qese me lëndë narkotike, me peshë rreth 2.5 kg Cannabis Sativa”.
Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe mjetin tip”Ford”, me targa AA 360 FC.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.