“Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetues”, njoftuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne”, shkruan Thaçi.
“Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës”.
Të njëjtin ligj e ka kontestuar në vazhdimësi Lista Serbe, madje e dërguan edhe në Gjykatën Kushtetuese, por Kushtetuesja e shpalli të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për anulimin e Ligjit për Trepçën,
Madje, Gjykata Kushtetuese refuzoi edhe kërkesën për masë të përkohshme si të pa-aplikueshme.