Modelja dhe aktorja kineze Han Dan Tong ka pozuar për fushatën sensibulizuese për mbrojtjen e kafshëve.
Në një studio në Pekin, totalisht nudo me një tabelë ku shkruhej “Respekto jetën, thuaj jo gëzofit”, aktorja ka transmetuar mesazhin që kafshët nuk duhen vrarë për t’u veshur njerëzit.
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve PETA në një deklaratë për shtyp tha se “kafshët nuk janë tonat për t’u veshur”, dhe nxiti publikun për të mos qëlluar kafshët për t’i marrë lëkurën e për të bërë veshje me to.