Një 40-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.
Burime nga policia e Durrësit bënë me dije se Gentian Prifti akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases me inicialet Y.P., 37 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.