KLSH kallëzon në prokurori ish-kryeregjistruesin dhe 5 specialistë të ZVRPP Kuçovë

0
201

Ish-kryeregjistuesi i Kuçovë dhe pesë specilistë të hipotekës janë kallëzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi kanë abuzuar me rregjistirmin e akteve të pronësisë për përfituesit nga ligji 7501. KLSH ka inspketuar hipotekën e Kuçove për periudhën 01.01.2014-31. 12. 2015 dhe ka konstuar se gjatë zyrtarët kanë kryer regjistrime pa dokumentacion ligjor, kanë lëshuar certifikata pronësie për 4577 m 2 tokë më tepër se dokumentacioni, nuk kanë kaluar në pronësi shtet 399 308 m2 tokë arë dhe kanë regjistruar 90 273 m2 tokë me Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim.

Kanë kryer regjistrime pa dokumentacion ligjor, kanë lëshuar certifikata pronësie për 4577 m2 tokë më tepër se dokumentacioni, nuk kanë kaluar në pronësi shtet 399308m2 tokë arë, kanë regjistruar 90273 m2 tokë me Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 529/1, datë 08.05.2016, ka ushtruar auditim në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kuçovë, për periudhën  01.01.2014 deri më 31.12.2015.  Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 99, datë 06.09.2016.

 

Nga auditimi i dokumentacionit të vënë dispozicion në lidhje me regjistrimet e pasurive të paluajtshme, u konstatuan një sërë shkeljesh, ndër të cilat më kryesoret janë:

 

  1. Në 8 raste janë regjistruar 4577 m2 tokë më tepër se sipërfaqja e përcaktuar në Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), nga të cilat 3777 m2 tokë “arë” dhe 800 m2 tokë “truall”, në kundërshtim me Ligjin 7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën” i ndryshuar.

 

  1. Nuk kanë bërë bilancin Libri i Ngastrave (LN) – AMTP dhe nuk kanë veçuar në pronësi “Shtet” sipërfaqen prej 399308 m2 tokë, nga të cilat 48 pasuri me sipërfaqe 20851 m2 tokë “arë” në Komunën Ferras, 148 pasuri me sipërfaqe 72154 m2 tokë “arë” në “Rreth-Tapi” dhe 522 pasuri me sipërfaqe 306303 m2 tokë “arë” në fshatin Polovinë, duke lëshuar certifikata pronësie në kundërshtim me Ligjin nr. 7501, datë 17.09.1991 “Për tokën”, i ndryshuar dhe Ligjin nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

 

  1. Në 19 raste, në ZK 1699 (fshatin Gegë), janë regjistruar dhe kanë përfituar certifikatë pronësie 38 pasuri me sipërfaqe 90273 m2, duke përdorur AMTP-të në përdorim, në kundërshtim me ligjin 7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën” i ndryshuar dhe me nenin 2, pikat 4, 5, 6 dhe neni 3, të ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”.

 

  1. Në dy raste, për regjistrimin e pasurive me leje ndërtimi, janë regjistruar dhe është përfituar certifikatë pronësie për 100 m2 ndërtesë më tepër se sipërfaqja e përcaktuar në lejen e ndërtimit, në kundërshtim me Ligjin nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe UKM nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të Regjistruesit”.

 

  1. Nga auditimi i dosjeve janë konstatuar mangësi në plotësimin e dokumentacionit për regjistrim, korrigjime shifrash në dokumentacion, mungojnë Urdhrat e Regjistruesit për ndarjen e pasurive të paluajtshme dhe lëshimin e certifikatave, nuk ndodhet kërkesa me shkrim e pronarit për ndarjen e pasurive, si dhe nuk janë plotësuar shtojcat përkatëse, në kundërshtim me UKM nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të regjistruesit”.

Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal për ish-Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kuçovë K.B., ish-specialistët hartografë D.G., P.T. dhe M.M., specialistin hartograf V.M. dhe specialistin jurist të  ZVRPP Kuçovë E.C., të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat  të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here