Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh në zonën “Kali i Trojës”. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje është qëlluar 2 herë me breshëri. Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje, e cila ka shkaktuar panik te banorët. Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet.