Rikonfirmimi, Ilir Meta Kryetar i LSI-së. Ja rezultatet përfundimtare nga KQZ

0
253

Nuk ka surpriza në LSI. 42 mijë e 300 anëtarë të regjistruar të LSI-së votuan për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë, ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor numëroi të gjitha votat që ia besojnë sërish kryesimin, themeluesit të kësaj force politike, Ilir Metës. Zoti Meta ka arritur një fitore të bindshme po të shohësh diferencën me kandidatët e tjerë. Duke u bazuar tek rezultatet, Meta ka fituar 76% të votave, duke lënë pas Përparim Spahiun me 12,1% dhe Shezai Rrokaj me 11,9%.

Rezultatet e votimit

Ilir Meta 31 815 vota ose 76 %

Përparim Spahiu mori 5165 vota ose 12.1%

Shezai Rrokaj mori  4982 vota, ose  11.9 %

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here