Të përdorësh vaj ulliri apo luledielli në lëkurën e një foshnje mund të shkaktojë ekzemë në pjesë të tjera të lëkurës, sipas një studimi të ri.
Ekspertët thonë për Daily Express, se masazhi me vaj në lëkurën e fëmijës mund ti dëmtojë ata pengon ajrosjen e lëkurë dhe bllokon alergjenët dhe infeksionet. Studimi është kryer nga ekspertë të universitetit të Manchesterit.
Pavarësisht se disa mami rekomandojnë përdorimin e vajit të ullirit apo të diellin për lëkurë të thatë, siç është sugjeruar në studime të mëparshme universitare, është bërë një kërkim i vogël mbi efektin e këtyre vajrave, jashtë studimeve të vogla në laborator.
Studimi lidhet me një rritje dramatike të ekzemës tek fëmijët në dekadat e fundit. Për të testuar efektet e dy vajrave në lëkurën e fëmijës, 115 të porsalindur i janë nënshtruar trajtimit për studimin pilot në një spital të Britanisë. Fëmijët u ndanë në tre grupe, vaj ulliri, vaj luledielli dhe asnjë lloj vaji.
Në fund të periudhës 28-ditore të testimit u studiua struktura lipide lamellae e lëkurës së çdo fëmije. Në të dy grupet e vajrave funksioni mbrojtës i lëkurës zhvillohej më ngadalë se tek grupi ku nuk u përdor asnjë lloj vaji.
“Nëse funksioni mbrojtës i lëkurës është një murrë me tulla qelizash, lipid lamellae është llaçi që i mban së bashku. Vaji parandalon pikërisht zhvillimin e këtij llaçi dhe kjo lidhet me shfaqjen e ekzemës”, thotë Alison Cooke, drejtuesja e studimit dhe lektore mamie.
Lëkura e fëmijëve që ishin trajtuar me vaj ishte më i mirëhidratuar, megjithatë studiuesit tonë se derisa ndikimi i efektit të shtresëës lipidike nuk është kuptuar plotësisht, nuk dihen mjaftueshëm nëse më shumë është i dobishëm apo i dëmshëm.