Meta: Në dhjetor Konventa e re, merr vendime me rëndësi

0
179

Ilir Meta, i cili u ri konfirmua sërish në krye të LSI-së, pas shpalljes së rezultatit ka vlerësuar garën dhe procesin si pjekuri politike e forcës që drejton.

Me anë të një mesazhi video të shpërndarë nga këshilltari i tij, Meta ka falënderuar dy kandidatët në garë, profesorin e njohur Shezai Rrokaj dhe deputetin Përparim Spahiu. Meta paralajmëroi se në dhjetor do të mblidhet Konventa e re zgjedhore.

Meta: Këtë pjesëmarrje, këtë inkurajim që na ka dhënë në një shkallë shumë të lartë anëtarësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ta çojmë akoma më përpara drejt Konventës së re zgjedhore të LSI-së, me data 3 dhe 4 dhjetor ku ne së bashku do të marrim vendime të rëndësishme të cilat shkojnë në përputhje me aspiratat e të gjithë anëtarëve që votuan dje për një LSI gjithnjë e më të hapur e gjithëpërfshirëse, e cila përmes rritjes së saj kontribuon për  rritjen e stabilitetit në vend dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here