Ndërsa kryeministri Rama ka mbledhur zyrën operacionale ku po raportohet live për situatën më të fundit, kryedemokrati Lulzim Basha i bën thirrje të zbresë në terren. Sipas Bashës, Rama duhet të lërë shfaqjet para TV dhe të marrë masat për të shpëtuar jetët njerëzore. “PD dhe unë po ndjekim me vëmendje situatën e krijuar si rezultat i përmbytjeve masive. Prej orëve të para kam kontaktuar me përfaqësuesit e PD-së, gjendja vazhdon të jetë e rëndë prandaj duhet bërë e pamundur që të ruajmë jetët njerëzore, fatkeqësisht në Klos u shënua një viktimë. Kryeministri të ndërpresë shfaqjen live para ekranit, të marrë vendimet që nuk i marrë deri më tani. Nuk është marrë asnjë masë, të lënë shfaqjet dhe të zbresin në terren”,- tha Basha. Më tej, kryeopozitari i bëri thirrje të gjithë demokratëve të ndihmojnë me sa të munden autoritetet vendore dhe të jenë sa më pranë qytetarëve në nevojë.