E pasur me antioksidantë të cilët ndihmojnë trupin për të luftuar radikalet e lira. Qepët janë ideale për nivelin e kolesterolit, zemrën, artritin dhe për diabetin. Kjo, për shkak të komponimeve të tyre me squfur. Sigurisht, janë përdorur si trajtime natyrale për mijëra vjet.
Por, nëse nuk e keni ditur më parë, qepa është ilaçi më i mirë për të vjellat e rënda dhe shërben njëkohësisht edhe si një antibiotik i përgjithshëm që rrit sistemin tuaj imunitar.
Nëse keni të vjella të forta dhe nuk dini se si t’i menaxhoni, ju sjellim mënyrën se si mund ti parandaloni ato:
Përbërësit:
1 qepë
Çaj menteje
Udhëzime:
Shtrydhni një qepë dhe lëngun e saj hidheni në një filxhan.
Përgatisni më pas një çaj mente të fortë dhe lëreni të ftohet.
Pini dy lugë lëng qepe dhe prisni 5 minuta. Pini 2 lugë çaj të ftohtë mente dhe prisni 5 minuta të tjera.
Përsëriteni këtë me lëngun e qepës dhe me çajin e ementes derisa të gjitha simptomat e të vjellave të largohen.
Të vjellat duhet të ndalen brenda 15 minutave pasi keni pirë nga këto pije.