Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim kortezie me rastin e marrjes së detyrës Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Islamike të Iranit, Gholamhossein Mohammadnia rezident në Tiranë. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit i përcolli Kryetarit Meta përshëndetjet e homologut të tij iranian, z. Ali Rajani dhe u shpreh i kënaqur nga mikpritja në Shqipëri.
Po sot, Kryetari i Kuvendit , Meta priti edhe Ambasadorin Jo-rezident të Republikës Popullore të Algjerisë, Noureddine Bardad-Daidj. Meta i uroi Ambasadorit Bardad-Daidj mirëseardhjen dhe suksese në misionin e tij, duke e siguruar atë për një bashkëpunim më të ngushtë parlamentar në të ardhmen. Shtrirja e bashkëpunimit mes dy vendeve, jo vetëm në nivelin politik, por edhe në atë ekonomik, kulturor dhe më gjerë u nënvizua nga Kryetari Meta.
Gjatë takimi u diskutua edhe mundësia e një vizite të mundshme zyrtare e Kryetarit të Kuvendit në Algjeri.