E përditshmja e fëmijëve në Cernalevë të Kukësit, kushtet e vështira ku këta fëmijë mësojnë (Video)

0
389

Fotoja e një fëmije që shkon në shkollë duke mbajtur në kurriz çantën dhe në një dorë qesen me dru u bë virale dje.

Por për banorët e fshatrave në Kukës, aty ku është fotografuar dhe djali është jeta e përditshme dhe normaliteti.

Dimri ka trokitur prej ditësh dhe ngrohja me dru është primarja por në disa shkolla në fshatrat e Kukësit furnizimi me dru nga bashkia nuk ka ndodhur ende.

Dje ishte fotoja e djalit nxënës i shkollës 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj në Kukës.

Lesjani, banor i fshatit Cernalevë, ka fëmijën e tij që mëson në shkollën fillore Oreshkë,  në varësi të shkollës 9 vjeçare Cernalevë dhe na  kontaktoi për të përcjellë shqetësimin e tij.

“Çdo ditë të zë syri fëmijë të vegjël që në shkollë bashkë me çantën marrin dhe një krah dru. Apo prindër të cilët me karroca dore furnizojnë shkollën me dru” thotë ai

Shkolla nuk është furnizuar ende me dru nga bashkia dhe detyrohemi të çojnë vetë ata dru në shkollë me qëllim që të sigurojnë ngrohje për fëmijët tanë.

Nëse nuk e bëjmë ndërpritet mësimi, ose orët bëhen të shkurtuara duke bërë që fëmijët tanë të mos marrin njohuritë e duhura  në orarin e duhur”

Jo vetëm kaq moti i keq me erëra dhe shi që goditi javën e kaluar gjithë vendin ka dëmtuar çatinë e shkollës dhe tashmë ajo është e mbuluar me llamarinë.

Pamjet që na ka përcjellë dhe fotot në redaksinë e Ora News tregojnë kushtet e vështira dhe të trishta ku  këta fëmijë mësojnë.

Në videon që na përcolli, në klasë nuk ka asgjë veçse tre tavolina që janë vendosur ngjitur me njëra tjetrën, fëmijët e vegjël të ulur rreth saj, një raft llamarine,  një sobë me dru dhe një karton ku janë numrat

Fëmijët qëndrojnë me xhupa dhe shall në klasë sepse është shumë ftohtë

” Kemi ftohtë në klasë” thotë një vajzë.

Deri më 15 nëntor bashkia duhet të përfundonte  furnizimi me dru të të gjithë shkollave të qarkut. I kontaktuar nga Ora News një zyrtar i bashkisë së Kukësit tha se në fshatrat e thella malorë si Shishtavec, Grykçaj, Arren, Zapod  është bërë furnizimi i shkollave me dru. Ndërsa sa i takon fshatit Cernalevë furnizimi me dru nuk është bërë ende pasi është e pamundur të shkojë makina sepse rruga është e keqe dhe do mundohen që transportin e druve ta bëjnë me kalë.

Lesjani na thotë se kjo vonesë e furnizimit me dru ndodh çdo vit dhe për ta e vetmja mënyrë që fëmijët të mos mbesin pa mësim është ti çojnë vetë ata.

15133851_203137533460755_1002060318_o

Kushtet e mjerueshme te shkolles ku rrine femijet

15135708_203119860129189_1195852494_n

Nje femije duke transportuar dru ne shkolle per t’u ngrohur

15127511_203136226794219_1113780579_o

Catija prej alumini e shkolles

15129961_203162573458251_2070778619_n

Nje prind qe transporton dru me karroce per ne shkollen e femijeve

15053290_203140790127096_2045787312_o

Tavani me lageshtire i shkolles

15058025_203120280129147_982716251_n

Nje femije duke transportuar dru ne shkolle per t’u ngrohur

15057930_203140390127136_1346615166_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here