Banda e hajdutëve të banesave në Itali/ 3 shqiptarë në pranga, njëri u kap sa zbriti nga çatia. U sekuestrohen bizhuteri

0
240

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për grabitje të disa banesave në një provincë në Milano. Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për Kristjan Lleshajn, 22 vjeç, Roland Tafajn, 24 vjeç si dhe Emiliano Hoxha, 21 vjeç. Ata janë arrestuar ditën e djeshme rreth orës 19:30, ndërsa njëri prej tyre u kap duke zbritur nga çatia e një banesë ku e priste një makinë.

Sipas këtyre burimeve, të gjithë skenën në fjalë e kishte parë një person që ishte gjendur aty, e më pas ai kishte lajmëruar policinë. Fill pas raportimit, policia e Norma-s dhe Luça-s, kishte ndaluar automjetin tip ‘Nissan Almera’, ku udhëtonin tre shqiptarët. Pas kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale; leva, kaçavida, si dhe bizhuteri, të cilat ishin vjedhur nëpër apartamente të ndryshme. Sakaq, një prej banesave të fundit që kishte rënë pre e grabitjes së ‘skifterëve’ ishin ajo e një çifti pleqsh italian, të cilët kishin qenë në gjumë gjatë kohës kur kishin shkuar ‘vizitorët’.

Një prej të arrestuarit u identifikua nga personi që bëri denoncimin në polici. Pas hetimeve të policisë italiane rezultoi se tre të rinjtë udhëtonin shpesh në Shqipëri dhe riktheheshin sërish në shtetin fqinj. BW

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here