Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në Berlin nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert. Meta informoi Presidentin Lammert mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri
Meta: Jemi të vendosur të avancojmë me zbatimin e reformës në drejtësi dhe me përmbushjen e të gjithë rekomandimeve të KE.
Nga ana e tij Lammert garantoi mbështetjen e Gjermanisë.
Lammert: Shqipëria duhet të vazhdojë me implementimin e reformave të nisura sipas standardeve evropiane. Mund të mbështetet te përkrahja e Gjermanisë, ashtu si edhe në të kaluarën
Kryetari Meta dhe Presidenti Lammert biseduan për zhvillimet e fundit në rajon. Ata thane se procesi i Berlinit është kyç për të motivuar dhe për të ruajtur perspektivën integruese të Ballkanit në BE