“Lungomarja e ferrit për vlonjatët gjatë sezonit turistik, është kthyer në lungomaren e vdekjes”

0
202

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka hedhur akuza në adresë së Kryeministrit Edi Rama për aksidentin në Vlorë, ku adoleshent humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasi makina e tyre ra në gropën e Lungomares.

Në një deklaratë shpërndarë për mediat, Ristani thotë se Edi Rama vazhdon t’ua hedhë fajin viktimave për aksidentet që ndodhin, pavarësisht mungesës së sinjalistikës në rrugë.

“Lungomarja e ferrit për vlonjatët gjatë sezonit turistik, është kthyer në lungomaren e vdekjes.  Një i ri humbi jetën dje aty, për shkak të një grope në lungomare dhe në vend që qeveria e Edi Ramës të mbante përgjegjësi për mungesën e sinjalistikës për punimet që vazhdojnë pa fund e janë kthyer në makth për qytetarët, për gropat që lë pas kudo, rend t’ua kalojë, siç bën gjithmonë, përgjegjësinë të tjerëve, fajin tek viktimat. Ndërsa vrasjet, vdekjet nga aksidentet, varfëria, mjerimi, papunësia shtohen, Edi Rama vazhdon të shijojë qejfet e tij nga New Yorku në Paris nga Milano në Mynih.

Sot çdo shqiptar e di që Edi Rama e donte pushtetin për veten e tij, për të rendur pas suksesit të munguar si piktor, për të blerë bileta mijëra dollarëshe, për të ndjekur ndeshjet e NBA në Majami, vizitat në stadiumin e Bajernit të Munihut apo pazaret në dyqanet më të shtrenja të botës.”, thotë Arben Ristani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here