Ish-kryeministri Berisha tha jashtë ambienteve të Kuvendit se ka qenë PD ajo që ka kërkuar Vettingun dhe jo socialistët. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se socialistët kanë qenë kundër ligjti të Vettingut.
Berisha tha gjithashtu se ndërkombëtarët i kanë thënë Ramës, Metës, Bashës dhe atij vetë se ekziston marrëveshja mes palëve që ligjet të votohen me konsensus.
Berisha: Problem me përkthim kishte detyrimin ta çonte korrektësisht të përkthyer. Nuk e di kush e bëri, a e bëri Fatmir Xhafa apo kush e bëri këtë nuk mund ta them, por Gykata Kushtetuese për të shuar cdo lloj diskutimi e dërgoi përsëri, kjo është normale. Ne kemi respekt dhe padiskutim besim në komisionin e Venecias dhe orientimet e tij. Së dyti është Gjykata Kushtetuese që do ta vlerësojë, por di që kryetari i ka propozuar Ramës që urdhëro të ulemi dhe të biem dakord.
Kjo është një rrugë që do të shkurtonte shumë kohën dhe të biem dakord. Unë e thashë dhe këtu në parlament dhe ju duhet ta dini që ekziston marrëveshja e sigurtë midis palëve dhe këtë ambasadorët ja kanë thanë Ramës në syrë, Metës në zyrë, Bashës në zyrë dhe mua. Marrëveshja që këto ligje duhet të votohen me konsensus. Nëse do të ishte zbatuar marrëveshja nga Rama sot do të kishte filluar prej kohësh vettingu. Ne kemi kërkuar vettingun jo socialistët, socialistët kanë qenë kundër. Sot ishte i qartë që tha se nuk ka kërkuar hapjen e negociatave.Në dhjetor nis shqyrtimi i paketës tjetër të ligjeve të drejtësisë do të marrë pjesë opozita?
Berisha:Kjo i takon kryetarit të PD, në cështjet vendimarrëse unë num marr pjesë./oranews