VIDEO SHOKUESE/ Meteori përplaset me Tokën, shkaktohet panik në Spanjë

Ky është momenti kur një meteor përplaset me tokën me shpejtësi 72 mijë km/h dhe turistët mbeten të shokuar nga ajo që panë. Meteori u përplas në jug të Spanjës ditën e diel rreth orës 10.25 të mbrëmjes.

Topi i madh i shndrritshëm u përshkrua nga turistët dhe  banorët e Costa Del Sol i ngjashëm me një “tërmet” kur u përplas me tokën. Dëshimtarët thanë se “lëvizi toka në momentin e kontaktit me meteorin, dhe ngjante si shpërthim ose tërmet”.

Meteori bëri që të ndryshohej e gjthë zona edhe pse ishte darkë. Observatorët e zonave në Almeria, Toledo, Granada dhe Seville raportuan se kishin parë ndriçimin. Meteori ra në një zonë të pabanuar dhe për këtë arsye nuk shkaktoi viktima, shkruan meteoroides.net

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko