Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka sqaruar qëndrimin për mbështetjen ndaj Lulzim Berishës, i cili disa ditë më parë la qelinë e burgut.
Vangjush Dako deklaroi se bashkia ka mbështetur Lulëzim Berishën për punësim përmes shërbimeve publike.
Arsyeja për këtë vendim sipas Dakos, është sjellja e mirë e Berishës gjatë kohës së qëndrimit të tij në burg, ndërsa kryente dënimin.
Një ditë më parë në një material të publikuar nga rrjeti i gazetarëve BIRN, në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, theksohej se liria e parakohshme e të ashtuquajturit kreu i “Bandës së Durrësit” nuk ka ardhur vetëm si pasojë e vendimit të debatueshëm të gjykatës, por edhe nga një oferte për punë nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Berisha u lirua me kusht në 5 Dhjetor, megjithëse në ishte dënuar për 5 vrasje dhe disa atentate. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2012, dënimi i cili u reduktua në 25 vjet burg në vitin 2014 nga Gjykata e Lartë.tvklan