Kryeministri Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në Facebook për ngjarjen në Berlin dhe Rusi, duke shprehur ngushëllim dhe solidaritet. Në këtë postim, nuk kanë munguar komentet revoltuese të komentuesve.
KOMENTUESI 1: Pse kanë vra një ambasador rus u bë nami por është në rregull në Alepo të vrasin fëmijë të pafajshëm dhe nuk është aq problem
EDI RAMA: Bledar L. ke ngatërruar faqe zotrote sepse këtu s’ka asnjë dallim asnjëherë, përkundrazi, por është e turpshme që në vend se të tregosh respekt për viktimat, minimumi duke heshtur, flet pa lidhje e pa asnjë sens njerzillëku!
rama 2
KOMENTUESI 2: Po fëmijët që u vranë e vriten në Aleppo a ke fjalë me shkru??!
EDI RAMA: Patjetër që kam dhe padiskutim që eshte nje barbari e patregueshme, por ajo barbari nuk e justifikon kete barbari, e cila me djallezine e vet vrastare synon pikërisht këtë, që t’i në vend se të shprehesh respekt për viktimat e mbrëmshme e pastaj te thuash, me plot të drejtë, atë që ke në zemër për fëmijët e Aleppos, të komentosh ja kështu, me një ndjenjë dyzimi e cila gati-gati e justifikon barbarinë e mbrëmshme!
KOMENTUESI 3: Po për popullin sirian nuk ka solidaritet z.kryeministër. Këto janë 2 shtete që e nxisin dhe financojnë terrorizmin?
EDI RAMA: Editon, asnjë krim nuk justifikohet kurresesi dhe barbaritë e regjimit në Siri, nuk i bëjnë më pak barbare krimet ndaj të pafajshmëve në Europë, madje përkundrazi, i bëjnë të patregueshme në djallëzinë e tyre vrastare që synon jo vetëm terrorin po edhe përçarjen e egër mes njerëzve e popujve!