Tentuan të kalojnë 78 kg kanabis në këmbë në Greqi, kapen 2 shqiptarët

Policia greke ka vënë në pranga 2 shqiptarë në rajonin e Igumenicës. Sipas policisë greke, dy 26-vjeçarët u kapën duke transportuar lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Dy shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, iu sekuesttruan 78 kg kanabis. Ata e kishin futur sasinë e drogës në çanta, dhe duke i mbajtur mbi shpinë kërkonin t’i fusnin në shtetin fqinj.

26-vjeçarët u arrestuan dje në zonën pyjore të njohur si Kestrini Thesprotia. Shqiptarët e kishin ndarë drogën në 43 pako, të futur në 3 çanta, bën me dije policia greke. Materialet i kaluan departamentit të narkotikëve në Igumenicë.

Tentuan të kalojnë 78 kg kanabis në këmbë në Greqi, kapen 2 shqiptarët

Hoxha: Ekuban-Sukaj dyshe e frikshme, si u

Pukë, përfshihen nga flakët 1 hektarë pyje

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko