Ja çka thënë në fushatë kryebashkiaku që sot mbron tezën e ngritjes së kullave
Tani kur bashkia e Tiranës po përgatitet të kalojë Planin e ri rregullues që parashikon ndërtimet në lartësi, është mirë të kujtohet si si i ka kërkuar votat e qytetarëve Erion Veliaj. Ai ka premtuar zero leje ndërtimi në ish kufijte e kryeqytetit të vjeter para ndarjes teritoriale. Në 9 qershor 2015 ai ka paraqitur projektin e tij në studion e “Opinion” ku ka mbrojtur tezën se me nënshkrimin e tij nuk do jepen leje ndërtimi gjatë mandatit të parë. Ai ka folur për një qytet të mbingopur. Ai është shprehur kundër manisë për të ndërtuar pallate në qendër, ai ka folur për zgjatje 4 vjeçare të moratoriumit. Ai madje ka shprehur edhe ambicien e tij : « Dua të mbahem mend si një njeri që ndërtoi më shumë parqe sesa pallate.
http://www.dailymotion.com/video/x56hfxi_si-genjeu-veliaj-per-moratoriumin-e-ndertimeve-ne-tirane_news
Të gjitha këto premtime bëhen më të prekshme tani që veliaj ka folur për ndërtime në lartësi « për të ruajtur tokën » duke justifikuar me këtë mënyrë lejet e reja të ndërtimit./lapsi.al