I ftohti siberian pushton Shqipërinë, qytetet ku janë shënuar temperaturat -16 e -17 gradë

0
167

Temperaturat janë ulur ndjeshëm gjatë dy ditëve të fundit ndërsa qytetet në veri dhe verilindje të Shqipërisë janë ato që e kanë ndjerë më së shumti të ftohtin siberian.

Bora ka poshtuar vendin dhe për shkak të motit të keq me ngrica, ku temperaturat shkojnë deri në -17 gradë Celsius, ka probleme me qarkullimin në Pukë.

Në Bulqizë-Peshkopi temperaturat shkojnë deri në -16°C. Në qarkun e Dibrës disa njësi administrative janë të bllokuara si Lura, Kalaja e Dodës, Selishta. Aksi Milot-Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Nul ngelim pas as Fushë-Arrëzi, Kukësi e Korça, ku të gjitha akset janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në pikat kufitare në Qafë Thanë dhe Kapshticë gjendja është më normale dhe akset kalohen edhe pa përdorimin e zinxhirëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here