Pritet vendimi nga FSHF Shtatë klube të Kategorisë Superiore kanë bërë kërkesë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit për shtyrjen me një javë të rifillimit të kampionatit. Shkak për këtë kërkesë është bërë moti i acartë dhe temperaturat shumë të ulëta që kanë mbizotëruar gjatë javës së fundit në gjithë vendin. Federata ka bërë me dije me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook se është duke e shqyrtuar kërkesën e klubeve dhe do të dalë me një vendim së shpejti. Njoftimi i plotë i FSHF-së “7 klube te Superiores kerkojne shtyrjen e Kampionatit Per shkak te motit te acarte dhe temperaturave shume te uleta, nisur edhe nga kerkesa e disa klubeve FSHF ka marre konfirmimet e pjeses me te madhe te klubeve te cilat shumica e tyre kerkojne shtyrjen me nje jave te rifillimit Fazes se 3-te te Kategorise Superiore. Megjithate, FSHF do dale se shpejti me nje vendim final zyrtar.”