Dy të rinj të moshave 19 dhe 20 vjeç janë arrestuar ditën e sotme nga Policia për grabitjen e tre karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.
Ata janë Florjan Thana dhe Klajdi Pupa. Më 12 dhjetor ata bënë grabitjen e parë, ndërsa ditën e djeshme rreth orës 2:00 grabitën edhe dy pika të tjera përballë njëra-tjetrës në autostradë, pranë Fllakës.
Por Policia i ka kapur ditën e sotme, teksa ata po prishnin paratë që kishin grabitur. Para arrestimit, ata kanë postuar një foto nga një restorant me diçiturën: “Jë lutem mos na ngacmoni, se jemi familjarë”.
Dy të rinjtë u arrestuan ditën e sotme nga Policia, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Ai është Bajrama Kaumacaku, 20 vjeç. Grabitësit kanë përdorur një automjet tip “Golf” të bardhë për t’u larguar nga vendngjarja./panorama