Dënohet kameramania që shqelmoi refugjatët

0
244
Petra Laszlo,

Dënohet kameramania që shqelmoi refugjatët

Një kameramane hungareze e cila nxiti zemërim botëror pasi u filmua duke shqelmuar refugjatët në afërsi të kufirit me Serbinë është dënuar me tre vjet me kusht për sjellje të çrregullt, transmeton portali arbresh.info.

Petra Laszlo, me lot në sy ka thënë se do të apelojë vendimin.

“E gjitha ndodhi brenda dy sekondave”, ka thënë ajo, duke shtuar që kishte vepruar e nxitur nga paniku dhe ndihej nën sulm. “Të gjithë po bërtisnin, ishte shumë e frikshme”.

Incidenti që ndodhi në shtator të vitit 2015, qarkulloi në mbarë botën pasi pamjet e veprimeve të saja u hodhën në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here