Letra e diplomatit britanik / Pse britanikët tregoheshin intimë në marrëdhëniet me Ali Pashën

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

250px-Ali_pasasDOKUMENTI NR. 10

4 JANAR 1811

Ky dokument eshte nje informacion i hollesishem qe n/Koloneli britanik, Wudson Lowe, i dergon Ali Pashes, permes te cilit e ve ate ne dijeni rreth zhvillimeve me te fundit ne frontin e luftimeve ne Portugali, mes trupave britanike te komanduara nga Gjenerali Wellington dhe trupave franceze te komanduara nga Gjenerali Mesenes. Eshte me interes te theksohet se sa te vemendshem, te kujdesshem dhe intime tregoheshin britaniket ne marredheniet me Ali Pashen, cka del qarte edhe nga menyra se si eshte shkruar kjo leter. Keshtu, Lowe, per te treguar kete vemendje ndaj Pashait te Janines, i citonte atij ne ligjerate te drejte informacionet e porsamberritura nga frontet e luftimit ne perendim, pra ne Portugali. Nje gje e tille, pra nje ekspoze e hollesishme e zhvillimeve ne frontet e luftimeve, mund t’i jepej vetem nje aleati te afert. Dhe ne fakt Aliu ishte vertet nje aleat i afert per britaniket ne raport me francezet. Synimet dhe veprimtarine e ketyre te fundit ai kish kohe qe i kishte kuptuar, prandaj edhe i kontrollonte dhe vezhgonte ata nga afer.

Anglezet e dinin fare mire se lajmet per fitoret e tyre jo vetem e gezonin Pashain, por edhe i shpinin atij sinjale te qarta se Britania do te vazhdonte te ishte nje fuqi ushtarake potente e cila edhe ne te ardhmen do te ndikonte ne skenen politike europiane dhe indirekt, ne perspektivat e Pashait dhe planet e tij politike.

Per te bere me bindese informacionet e tij perpara Ali Pashes, Hudson Lowe ne fund te letres shton nje paragraf ne te cilin njoftonte per mberritjen ne Malte “te nje anijeje lufte te Rusise”, qe edhe kjo kishte pershendetur ne kalim e siper me nje bresheri artilerie garnizonin ushtarak britanik ne kete ane, cka nenkuptonte dhe perforconte edhe me tej bindjen per fitoret e ushtrive britanike ndaj atyre franceze ne territoret e gadishullit Iberik.

Me dy paragrafet e fundit te ketij dokumenti, britaniku ve ne dijeni Ali Pashen per nenshkrimin e nje marreveshjeje paqeje mes Britanise dhe Rusise, akt ky qe, sipas Lowit, i hapte rruge nje paqeje te qendrueshme mes Turqise dhe Rusise. Me kete rast ushtaraku anglez i kujtonte Pashait te Janines Traktatin e Tilsitit, te nenshkruar kohe me pare mes Frances dhe Rusise, i cili ne thelb, sipas tij, tentonte te fuste ne konflikt te pergjakshem Rusine me Turqine, çka konvenonte me qellimet dhe interesat luftenxitese te Frances. Nenshkrimi i traktatit te miqesise mes Britanise dhe Rusise ishte, sipas H. Howit, nje akt i riparimit te gabimeve qe kishte bere Rusia ne marredheniet e saj me armikun e njohur, Francen.

 

 

 

Santa Maura, 4 janar 1811

 

Madheri,

Eshte nje kenaqesi e madhe qe kam nderin te bej prezent tek Madheria Juaj, fragmentin ne vijim, prej letres qe kam marre ne daten e djeshme nga Shkelqesia e Tij, Gjenerali Osvald, e cila permban lajmet e meposhtme.

“Ka mberritur ketu nje leter nga Malta me date 20 dhjetor, e cila njofton arritjen e paketes ne daten IS. Sipas nje burimi, perpjekja e Marshallit Masena per t’u terhequr, eshte plotesisht e sakte, dhe ne zbrapsje e siper ai ka lene 101 pjese artilerie ne fushen e betejes me te gjithe personelin e tij te fushates. Lordi Wellington me armaten e tij, te kombinuar me urdhera e ka ndjekur francezin dhe eshte e pritshme qe ushtria e Masenes te jete shkaterruar plotesisht. Vecc kesaj ushtria e tij (Masenes) eshte pakesuar nga braktisjet dhe semundjet ne 50000 njerez”.

Shpresoj qe shume shpejt te mund ti komunikoje Madherise Suaj, detajet zyrtare per nje mbaresi te tille dhe lajmin qe nje armate franceze prej 80 000 trupash, sic ishte kjo e Marshallit Masena, i vleresuar per talentin e tij ushtarak si gjenerali i pare i Frances, te detyrohej te terhiqej perpara nje armate britanike qe e ka kercenuar seriozisht per ta hedhur ne det, pasi jane pare te shthuren tegjitha armatat e fuqisese madhe kontinentale qe ishin vendosur nen komanden e fuqise franceze, eshte tashme evenimeti me i madh qe ka ndodhur qe nga fillimi i luftes dhe qe shpresojme, me ndihmen e Zotit te hape rruget per rezultate me vendimtare.

Nje lajm tjeter, te cilin e kam marre me te njejtin rast, eshte ai qe na ben te njohur si me poshte: nje person i ardhur nga Malta pohon se ka pare arritjen ne brigjet e portit te ishullit nje anije lufte te Rusise, qe beri nje pershendetje urimi ne topa per garnizonin, gjest te cilit i qe pergjigjur ne te njejten menyre edhe garnizoni yne nga fortesa.

Nje lajm i mberritur nepermjet Butrassos njofton se nje fregate angleze, e cila ndaloi ne brigjet e ishullit, beri te njohur se ishte ngarkuar te percillte ne Kostandinopoje lajmin e nje paqeje te perfunduar mes Mbretit te Britanise se Madhe dhe Perandorit te te gjithe Rusise, gje e cila nuk le keshtu asnje lloj dyshimi vecc sigurise qe duhet te krijosh, ashtu sikunder duhet te shpresojme natyrisht se ky (Traktat Paqeje) do te sherbeje si nje mjet per te rivendosur paqen mbi nje baze solide mes Portes se Larte dhe Rusise.

Duke pasur ne duart e mia nje gazete e cila permban dispozitat sekrete te Traktatit te Tilsitit, mes Rusise dhe Frances, marr kurajen te parashtroj perpara Madherise Suaj, ligesine qe fshihte qartesisht kjo Fuqi e fundit (Aleance mes Rusise dhe Frances – IK), qellimi i se ciles ishte te terhiqte ne nje lufte shkaterrimtare forcat e Rusise dhe te Turqise, per te bere te mundur me pas, sikunder tregonte ajo qartazi, se qellimi i saj ka qene te ngaterronte ato (Rusine me Turqine – IK) me njera-tjetren per te perfituar avantazhe per vete. Por, Rusia se fundmi, ka ndier gabimin e saj, ndaj edhe paqja e nenshkruar se fundmi synon te ndreqe gabimet e bera dhe te vendose ceshtjet ne vendin e duhur.

Duke i uruar Madherise Suaj jete te gjate e te lumtur, fitore te shkelqyera mbi te gjithe armiqte e tu, duke besuar me perunjesi, lutem dhe siguroj Madherine Tuaj, per te njejtat deshira, ndjenja dhe nderime te thelfa te Sovranit tim dhe te Ministrave te tij; kam nderin te shpreh ndjenjat e respektit me te thelle ndaj Madherise Suaj duke mbetur Sher. Juaj Besn.

 

Me respektin me te madh,

Sherbetori Juaj Besnik,

(Firmosur) H. Lowe

 

 

 

 

 

Dokumenti nr. 11

31 janar 1811

Letra e meposhtme eshte me teper nje kerkese personale dhe miqesore e Lowit drejtuar Ali Pashes, sesa pjese e fondit te korrespondences tipike zyrtare mes tyre. Permes kesaj letre, ushtaraku britanik i kerkon Ali Pashes ta ndihmoje ekonomikisht per demin qe i ishte shkaktuar qytetarit Stelio Agudrino, nga ishulli i Qefalonise. Ishte fjala per mbytjen e anijes se tij se bashku me ngarkesen qe kishte. Duket qe britaniku ka pasur marredhenie miqesore me pronarin e anijes dhe per keto arsye ai nderhynte prane Ali Pashes qe ta ndihmonte ekonomikisht per te zevendesuar demin e shkaktuar.

 

 

(Firmosur) H. Lowe

 

Santa Maura, 31 janar 1811

 

Madheri!

I shkreti Stelio Agudrino nga ishulti i Cefalonise, per fat te keq ka pare te mbytet amja e tij, tek e cila kishin varur te gjitha shpresat e tyre shume familje te varfera, ne brigjet e Misologjise (Mesollongjit – shen. yne IK). Ai nuk ka mundur te shpetoje asgje nga ngarkesa e tij, nderkohe qe komandanti i Bokorit pretendon qe druri i mbytur qe ndodhej ne bordj i perkiste atij. Une mora guximin te perfaqesoj kete Aguadrino te pa fat perpara Lartesise Suaj, duke ju lypur keshtu meshire dhe drejtesi per te ndihmuar dhe urdheruar gjithcka qe t’i jape mundesi Agudrinos te kompesohet per humbjet e pesuara dhe te mundet, keshtu, te marre veten, pa vuajtur asnje pasoje.

Me nderim, Sherb. Juaj i Bind.

(Firmosur) H. Lowe

 

 

 

Dokumenti nr. 12

5 mars 1811

Dokumenti i meposhtem eshte nje leter qe ushtaraku britanik Hudson Lowe i dergon Ali Pashes. Nga permbajtja e ketij dokumenti mesojme se Ali Pasha permes dy letrave te mepareshme drejtuar n/kolonelit, me datat 31 janar dhe 12 shkurt 1811, i ka kerkuar ketij te fundit lirimin nga burgu te qytetarit me emrin Papa Mavromati. Prifti sikunder del nga letra ka qene i denuar me vendim te rregullt gjykate, per nje ceshtje e cila nuk na behet e njohur. Eshte fjala per gjykatat britanike qe vepronin ne territoret e ishujve joniane gjate kohes qe keta ishuj ishin te administruara nga britaniket.

Sido qe te jete, duket se prifti Mavromati ishte denuar per shkak te nje konflikti qe ka pasur me qytetarin Mico Puli. Ne pergjigje te kerkeses se parashtruar nga Pashai, n/koloneli Lowe e leshoi te arrestuarin, Papa Mavromatin, por duket se ky veprim kishte shkaktuar reagimin e forte te pales he konflikt dhe nxitur pakenaqesine e Mico Pulit.

Per te zbutur tensionin e krijuar ne kete rast, britaniku i ka kerkuar Ali Pashes te priste ne takim palen e demtuar, pra Mico Pulin, i cili duket qarte se kerkonte te ankohej te Pashai per kete nderhyrje qe ka bere prane autoriteteve britanike dhe nxjerre nga burgu Mavromatin.

Nuk dime se per cfare shkaqesh dhe per cfare lloj interesash Ali Pasha kishte nderhyre prane autoriteteve britanike per te liruar priftin. Kujtojme me kete rast se Aliu kishte nje ndikim te madh ne radhet e klerikeve ortodokse greke apo shqiptare qofshin. Ndikimi e tij mberrinte gjer ne hierarkine me te larte te ketij religjioni, ne Stamboll, prane Kryepeshkopit te Kostandinopojes dhe Sinodit te Shenjte, permes te cilit ai realizonte emerimet apo shkarkimet e Peshkopeve qe sherbenin ne kishat dhe institucionet e tjera ortodokse ne territorin e Pashallekut te tij. Keta peshkope dhe hierarke te larte fetare i sherbenin interesave dhe qellimeve politike te brendshme dhe te jashtme te tepelenasit here si informatore, here si ndermjetes ne marredhenie dhe kontakte me te huajt dhe here per te ndikuar ne popullsine vendase per ceshtje te ndryshme.

Letra nga ana e saj na ben te njohur gjithashtu edhe nje ceshtje tjeter domethenese, faktin se sa autoritet dhe ndikim ka pasur Ali Pasha te perfaqesuesit britanike. Gatishmeria e Lowit per te realizuar kerkesat e Pashait, qofte edhe te asaj natyre, kur ato vinin ndesh me vendime te caktuara te gjykatave te tyre, pra per te nxjerre nga burgu nje te denuar, si rasti i Papa Mavromatit, tregon pikerisht kete gje.

 

 

Santa Maura, 5 mars IS11

 

Madheri,

Duke here ekzekutimin e cka kerkohej ne letren qe Lartesia Juaj me bente nder duke me shkruar nga 31 janari deri me 12 shkurtin e kaluar, bera menjehere lirimin nga burgu ku ishte ne arrest Papa Mavromati, me vendim te gjykatave, sikurse kundershtari i tij Mico Puli me pretendim te kundert ka kerkuar me ngulm qe une ta rekomandoja me nje leter tek Madheria Juaj, nga ku mund te paraqiste mosmarreveshjet qe ka me te. Keshtu duke ia plotesuar lutjen, bera nje shkrese per ta rekomanduar prane Madherise Suaj, per ato masa qe urtesia dhe drejtesia Juaj, do te besojne per ta nxjerre per nje ceshtje te tille.

Me nderim, Sherbetori juaj Besnik

 

(Firmosur) H. Lowe

 

 

 

Kujtojme me kete rast se Aliu kishte nje ndikim te madh ne radhet e klerikeve ortodokse greke apo shqiptare qofshin

 

 

 

Kolonë anash gri

 

Vrasja e nacionalistëve të Kurveleshit

 

Në qelitë e burgut të Kalasë së Gjirokastrës, në mars 1945, prisnin dënimin me vdekje nga vëllezërit e tyre shqiptarë, rreth 1200 nacionalistë. Ata ishin bij të popullit shqiptar, të cilët dashuria për një Shqipëri etnike, pa dallim feje, krahine e ideje, i kishte rreshtuar në ballin e luftës kundër pushtuesit. Në njërën nga qelitë prisnin dënimin me vdekje vëllezërit Mustafaraj, të cilët kishin drejtuar batalionin nacionalist “Tare Kalo”, me rreth 600 luftëtarë. Në mes të marsit 1945, u zhvillua procesi gjyqësor nga gjykata ushtarake e Korpusit II, në Gjirokastër. Në 18 mars 1945, gazeta Bashkimi botoi artikullin me titull: “Dënohen 5 kriminelë lufte me vdekje, një me burgim të përjetshëm dhe katër dënime të ndryshme”.

Mëngjesin e 25 marsit, të 5 të dënuarit me vdekje shkuan në rresht drejt vendit të ekzekutimit. U pushkatuan duke thirrur: “Të rrojë Shqipëria”. Gazeta Bashkimi, pak ditë më vonë, shkroi se në Gërhot u vranë: Shefqet e Merqez Mustafaraj, Habil e Hamdi Gjoni, dhe Novruz Bello.

Terrori i kuq ishte në kulmin e revanshit të tij të shfrenuar, vriste të gjithë ata që kishin mendim të kundërt politik me regjimin, pavarësisht se qëllimi i tyre ishte mbrojtja e Shqipërisë dhe trojeve të saj. Terroi u shtri në gjithë Gjirokastrën. Në Progonat u vranë 33 nacionalistë, në Picar 7, në Zhulat 34, në Shtëpëz 11. Direktiva ishte të goditeshin familjet nacionaliste, të cilat kishin qenë historikisht patriote dhe kishin luftuar për një Shqipëri etnike. Vëllezërit Mustafaraj, për shembull, ishin pasardhës të Çobo Golemit (Mustafaraj), të cilit i këndohen këngë në breza në zonën e Kurveleshit. Kjo familje u ndëshkua me 7 të vrarë, 50 vjet burg dhe 85 vjet internim.

Enigma e gjithë kësaj historie qëndron në faktin se si arritën këta burra të binin viktima të terrorit të kuq. U deshën 47 vjet që kjo enigmë të zbardhej.

Pas politikës dezinformuese të Partisë Komuniste Shqiptare dhe punës intensive që bënte ajo tek shtresa e varfër e popullit, sidomos pas thirrjeve të shumta që bëheshin nga radio “BBC” e Londrës, në të cilat thuhej “popull shqiptar, bashkohuni rreth frontit nacionalçlirimtar si forca e vetme e luftës, pasi Shqipëria është zonë ruse dhe aty së shpejti do të vijnë rusët”. Në këtë kohë populli u anestezua e duke parë dhe Rusinë si një forcë të madhe në atë kohë, jo vetëm që filloi të largohej nga forcat nacionaliste, të cilat kishin vijë politike të kundërt me komunizmin, por pjesa më e madhe filloi të mbetej asnjanëse. Ky moment po shënonte dhe kapitullimin e Ballit Kombëtar.

Batalioni “Tare Kalo” bëri marrëveshje me partizanët të kalonte në frontin e tyre. Partizanët i thirrën nacionalistët në Suhë, Gjirokastër, biseduan me ta rreth 3 orë dhe bënë marrëveshje, nën firmën e shefit të Shtabit Operativ Islam Radovicka, i cili u dha fjalën se “po u vratë ju, do të vritem dhe unë se dhe unë jam nacionalist si puna juaj”. Kur ky batalion u dorëzua, në Gjirokastër u bë një festë e madhe. Nën urdhrat e komandantëve përkatës, batalioni u nis nga Suha për në Gjirokastër, për t’u bashkuar me Brigadën IX dhe XIV. Në këtë kohë, Tajar Zavalani, që drejtonte seksionin shqip të BB, e përcolli këtë ngjarje si një fitore të madhe të forcave politike shqiptare, duke komentuar se “Shefqet Ali (Mustafaraj) nuk u dorëzua te greku, por te vëllezërit e tij shqiptarë”. Pas dytë qëndrimi në Gjirokastër, vjen Bedri Spahiu, Haki Toska, Tahi Kadare dhe kërkojnë në shtabin qendror drejtuesit e këtij batalioni. Bonapart Mustafaraj, nipi i komandantit, me dytën e shoqëruesit, tregon se, pas bisedimeve, batalioni u urdhërua të merrte pjesë në luftime me brigadat partizane përkatëse dhe komandantët të qëndronin aty. Me lot në sy u komunikua ky lajm te anëtarët e batalionit, por si burra zakoni dhe pushke, ata nuk vendosnin asgjë mbi udhërat. Kudhra e Byrosë Politike i kishte hartuar mirë planet për të prerë kokat e nacionalizmit dhe për të triumfuar politikën e tyre famëkqe, përçarëse dhe dominuese. Për ata ishte më e lehtë të hanin e të pinin me dhe të gatuanin revolucionin komunist me Popoviçër Mugoshër, sesa me ata që nuk pranuan të hanin në një çanak me Zervat dhe grekomanët. Këta burra ranë viktimë e zakonit të burrërisë, që merr një rrugë e s’kthehet më. Duhej të kalonin dekada të tëra që të vinte një kohë që dhe të mos pështyhej më mbi këto figura të ndritura të kombit, mbi këta njerëz të kulluar, që për një periudhë gjysmë shekullore shikoheshin të përbuzur dhe të urryer, për këta njerëz që nuk pranuan kompromise dhe abuzime mbi Shqipërinë, qoftë duke e paguar me çmim të lartë. Do të duheshin vite që këta njerëz të rivarroseshin me nder e respekt, të cilët, jo vetëm të gjallë, por dhe të vdekur qëndronin të lidhur në pranga. Do të duheshin dekada dhe një punë e madhe për të zbuluar varrin e përbashkët të këtyre martirëve, mbi 20 ditë gërmime për të gjetur eshtrat e këtyre nacionalistëve të vërtetë, sepse kriminelët ishin munduar shumë për të fshehur krimin. Këta burra të lartë ishin të sigurt se do të vinte një ditë kur kjo farë e kuqe do të vdiste dhe ata do të përcilleshin në banesën e fundit të mbështjellë me flamurin e kuq, ashtu siç u ka hije burrave të vërtetë të këtij kombi.

Arjan Zoto

Njutaun, SHBA

 

 

Seria A, Maxarri bëhet gati për provën

Ilaçi i ri për femra për të

Kërko