Dëgjojnë një ulërimë në nëntokë, zbulojnë diçka tronditëse (Video)

0
860

Punëtorët në Turqi kanë bërë një zbulim tronditës, pasi që po hetonin një ulërimë të thellë që po vinte nga nëntoka në një mal.

Pas disa minutash gërmimi, një ari gjigant del nga një gropë.

Ariu i madh i murrmë e përdor fuqinë e vet për të dalë nga toka, edhe pse disa herë bie poshtë derisa të del jashtë përfundimisht.Videoja besohet se është xhiruar afër një ferme pulash afër Bolus, në Turqi, shkruan standard.al.

Mehmet Yildiz, banor i Bolu, ka thënë: “Në mëngjes kur një punëtor i futi pulat e ngordhura në gropë, atë moment erdhi një zë ulëritës.”

Ai tregoi se pas daljes nga gropa, ariu është ngjitur në mal i pa lënduar, përveç një gërvishtje në kokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here