Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret
Dokumenti nr. 19, 30 korrik 1811
Nga permbajtja e ketij dokumenti del se ne thelb ajo eshte pergjigje e nje letre qe Pashai i Janines i ka derguar britanikut pak dite me pare, permes se ciles e vinte ne dijeni rreth qarkullimit te anijeve franceze ne ujerat joniane. Pas ketij informacioni, nenkoloneli Lowe ka marre te gjitha masat e nevojshme, duke urdheruar njesite ushtarake detare britanike qe vepronin ne ato ane dhe duke e garantuar Pashain se “nuk me duket qe do te jete e lehte per anijet armike t’i shpetojne vigjilences”.
Nga permbajtja e dokumentit del se Ali Pasha i ka derguar edhe nje leter te dyte Lowet, me ane te se ciles i kerkonte venien perpara drejtesise te nje banori te Santa Maures qe akuzohej per hajduteri, emri i te cilit nuk behej i njohur. Britaniku i pergjigjej Pashait se i akuzuari per hajduteri nuk gjendej ne ishull, e megjithate ai kishte arrestuar nje bashkepunetorin e tij ne krim, te cilin do ta vinte perpara drejtesise.
Dokumenti vazhdon me nje kerkese qe nenkoloneli britanik i parashtronte Ali Pashes per nje grua e cila kerkonte ndihme dhe nje favor prej Pashait. Eshte fjala per bashkeshorten e Athanas Makristatit, e cila i lutej t’i lirohej bashkeshorti prej burgut ne Janine, i arrestuar per shkak te disa borxheve te pashlyera ndaj personave te trete.
Ne fund te letres se mesiperme, Lowe e informon Pashain tepelenas rreth zhvillimeve politike ne Evrope dhe kryesisht me te rejat e fundit rreth luftimeve ne frontet e largeta te Spanjes dhe Portugalise, ku ndesheshin trupat franceze me ato britanike. Lajmet flisnin per beteja te pergjakshme mes paleve dhe per humbje te medha te francezeve, numri i te cileve kishte arritur gjer ne 9-10 000 vete.
Santa Maura, 30 korrik 1831
Madheri,
Sapo mora letren tuaj te dates 26 te ketij muaji, dergova shpejt nje barke kanoniere (te armatosur me topa) me letren origjinale tek komandanti i skuadres, pasi vetem njesia e tij ka urdher per te vepruar ne te tilla rrethana. Vec kesaj dergova nje kopje te letres edhe tek Shkelqesia e tij Kolonet Smith, si dhe zoterinjve Spiridon dhe Xhorxho Foresti.
Meqenese aktualisht anijet tona luftarake jane ne lundrim ketej rrotulli nuk me duket qe do te jete e lehte per anijet armike t’i shpetojne vigjilences sone.
Kam marre gjithashtu nje leter tjeter nga Madheria Juaj, e cila ben fjale rreth akuzes per hajduteri kunder nje njeriu me banim nekete Ishull. Meqenese i akuzuari nuk gjendet aktualisht ketu, kam burgosur dhe kam deklaruar bashkefajesi per nje person te ketij ishulli qe eshte here pale me te dhe me paraqitjen e personit konkret, do te bej gjithcka mundem, per te vene perpara drejtesise njeriun qe Ju me keni rekomanduar.
Kur isha kohet e fundit ne Preveze u paraqit tek une gruaja e njefare Athanas Makristati, i cili ishte oficer ne sherbim te francezeve, por qe i braktisi per te na sherbyer neve, kur pushtuam kete ishull dhe eshte paraqitur tek Madheria Juaj, per te zgjidhur njefare grindje qe kishte me nje tjeter subjekt tuajin.
Ajo u pergjerua qe une te flisja me Madherine Tuaj per te arritur lirimin e burrit te saj, i cili ishte futur ne burg per shkak te borxheve te tij. I thashe qe do te komunikoja me Madherine Tuaj ku do t’ju lutesha duke te shprehur nje konsiderate dashamirese.
Me nderim
P.s. Shkelqesia e tij zoti Gjeneral Stjuart, do te niset nga Zante me 22, per t’u rikthyer ne Sicili. Gazetat tona te fundit na sjellin lajme per nje beteje shume te pergjakur, ndermjet armates franceze te komanduar nga Marshalli Soult dhe nje divizioni te Armates Britanike te Portugalise, nen komanden e Marshallit Beresford, i cili arriti nje fitore te shkelqyer duke u shkaktuar francezeve humbjen e 4000 veteve dhe te 2000 te plagosurve ndaj nje divizioni spanjoll qe i ishte bashkuar atij.
Humbjet e francezeve, ne total, sipas nje letre origjinale nga Lisbona, vleresohen ne 9-10000 te vrare, te plagosur dhe rober. Ishte Marshalli Soult, qe sulmoi, qe u kundersulmua nga ne ne fushen e betejes dhe u detyrua te terhiqej ne Sevilje. Beteja u zhvillua ne Abuhera, ne afersi te Barlajos. Marshalli Wellington me Armaten e madhe Angleze, gjithashtu vazhdon te kete suksese mbi Armaten Franceze te Masenes, ne afersi te Audad Roderigos, ne Spanje, ku eshte terhequr se fundmi.
Kam nderin te jem Sherb. Juaj Besn.
(Firmosur) H. Lowe
Mbi bazen e nje letre te derguar Woodson Lowes, nga ana e Ali Pashes me date 15 mars 1811, ky i fundit u kishte kerkuar autoriteteve britanike te arrestonin Mico Bambaken. Nga hollesite e dhena per kete person, behet e ditur se ai njihej si “hajdut” dhe se ne rastin konkret “ka bere” plackitjen e Levend Hajdinit dhe te tre shokeve te tij, ne shkembejte e Diaporise. Duke iu referuar edhe me tej permbajtjes se kesaj letre duket se Bambaka duhet te kete qene i ngarkuar me detyren e “komandantit te brigjeve te Corsaleve”. Duke shperdoruar funksionin zyrtar ai ka bere pirateri. Sikunder dihet, brigandizmi apo hajduteria ne toke apo ne det ka qene nje fenomen i njohur dekadat e fundit te shekullit XVIII dhe pothuaj pergjate tere shekullit te XIX, ne territoret ballkanike. Nje rol aktiv ne reduktimin dhe gati shuarjen e plote te tij, ne territoret e Pashallekut te Janines, ka luajtur Ali Pasha me strukturat policore te tij.
Nga kjo leter mesohet gjithashtu se Ali Pasha ka pasur informacione konkrete, per ngjarjen konkrete dhe per njeriun konkret, i cili kishte kryer plackitjen. Mbi kete baze, duke ditur faktin se autori i ketij krimi, Mico Bambaka, ndodhej ne territoret ishullore qe administroheshin nga britaniket, u ka treguar ketyre te fundit autorin duke kerkuar edhe arrestimin e tij.
Se dyti, dokumenti ofron nje pasqyre te hollesishme rreth zhvillimeve te fundit ne Evrope, e me konkretisht ngjarjet ne frontet e luftimit ne Portugali, mes armatave britanike nen komanden e Gjeneralit Wellington dhe atyre franceze, nen komanden e Gjeneralit Masenes.
Duhet nenvizuar se per kete subjekt, zhvillimet politike ne Evrope dhe ne frontet e luftimeve kunder armatave franceze, Ali Pasha informohej periodikisht edhe nga konsulli francez ne Janine, F. Pouqeville, por ne dallim nga britaniket, nje pjese e mire e informacioneve te ofruara nga francezi qene te pasakta dhe shpesh te shtremberuara.
Ne keto rrethana, tepelenasi, duke pasur informacione nga te dy palet dhe ne ndonje rast edhe nga burime te tjera si ruset apo njerezit e tij ne Stamboll, ishte ne gjendje te dallonte dezinformacionet nga informacionet e sakta dhe ne kete menyre te kuptonte qarte miqte e shtire, te genjeshtert, nga miqte e vertete, te kuptonte dyfytyresine e Pukevilit dhe tere makinacionet qe thurrte francezi per interesat politike te vendit te tij.
Santa Maura, 3 gusht 1811
Madheri,
Nuk vonova te marr ne hyrtim serjorz dhe te pjekur ceshtjen qe me keni ngarkuar duke ma njoftuar me hollesi permes letres se dates 3/15 prillit te muajit te kaluar, lidhur me plackitjen qe i ka ndodhur Levend Ajdinit Turk dhe shokeve te tij, nga veprimi i keqberesve ne shkembijte e Diaporise. Kjo eshte ajo cfare une kam marre vesh qe nga ajo kohe. Meqenese me pare e dija kete shqetesim te shfaqur here pas here nga ana e turqve, bera arrestimin dhe futjen ne burg te te akuzuarit hajdut Mico Bambaka, me te njejtat urdhera te drejta, te te cilat humbasin privilegjet komandantet e korsaleve nese ata bejne pirateri.
Megjithe kete do te vazhdoj me te njejtin zell dhe rreptesine qe kam praktikuar deri tani per te ndeshkuar menjehere cdo shkeles te ligjit. Nese ata ndodhen ketu do t’i arrestoj, apo nese ata gjenden ne det te hapur do t’i raportoj dhe nuk dyshoj se Madheria Juaj do te mbetet i kenaqur nga veprimet e mia. Po ju dergoj menjehere letren e Shkelqesise se tij Cijeneralit, instruksionet e te cilit kane qene gjithmone norme per sjelljen time, kujdesi i te cilit sic mund te thuhet eshte akoma me i madh, per te bere gjithcka qe mund te pajtoje interesat e perbashketa te vendeve tona, pa lene kurre pas dore vigjilencen e duhur kunder ndodhive shqetesuese te perditshme.
Kam besimin se Lartesia Juaj ka patur tashme njoftime per luftimet qe jane bere ne Portugali, ndermjet armates tone, nen komanden e Milord Wellington dhe asaj franceze nen urdherat e Gjeneral Masenes, ne daten 27 shtator, ne te cilen ky i fundit qe tërhequr me humbje te 2000 te vrareve ne fushen e betejes dhe nje numri prej rreth
4000 te plagosur dhe rober. Per kete beteje, kam derguar Gazeten Zyrtare tek zoti Xhorxho Foresti.
Sapo kam marre nje leter nga Gjenerali ne te cilen me thote se “kam marre nje leter nga Malta, me date 17 qershor, ne te cilen relatohet nje raport nga Lordi Wellington, i cili ben fjale per zhvillimet (ne frontin e luftimeve – IK) gjer me date 2 nentor. Sipas tij nuk ka patur asnje beteje pas asaj te zhvilluar me date 27 shtator, kohe ne te cilen zoteria e tij ishte terhequr ne afersi te Lisbones per te përqendruar forcat; se Markezi Roman i ishte bashkuar atij me 10 000 trupa me teper; qe përforcimet arrijne cdo dite nga Anglia; qe armata e Masenes perballe tij eshte shume keq ushqime; dhe se mendimi i pergjithshem eshte qe armata jone jo vetem eshte e afte per t’iu pergjigjur gdo sulmi, por mund te thuhet se eshte superiore ne numer.
Pozicioni i Armates Britanike eshte, vec te tjerave, ne avantazh me te gjitha mjetet qe ajo ka ne dispozicion, ne liri te plote per t’i vepruar si te deshiroje, ndersa Masena nuk mund te bente asnje hap prapa pa rrezikuar humbjen e forcave te tij dhe, me pak fjale, lajme per beteja me te lavdishme priten nga ai shtab, ku nga njera dhe tjetra ane llogariten nje armate prej rreth 160 000 luftetaresh. Shpresoj qe se shpejti t’ju njoftoj nje rezultat te gezueshem.
Me nderim, Sherb. Juaj Besn.
(Firmosur) H. Lowe
P.s ne 4 dhjetor. Mora nje leter tjeter ne kete cast nga Gjeneral Osvald, qe me njofton si me poshte: “Raportet e fundit nga Portugalia jane te 7 nentorit, asnje beteje tjeter nuk ka ndodhur ne keto dite”.
Dokumenti nr. 21, 8 gusht 1811
Dokumenti i meposhtem eshte nje leter e N/kolonelit britanik H. Lowe, te cilen ia nis Ali Pashes nga Santa Maura, me date 8 gusht 1811. Nga permbajtja e ketij dokumenti duket qarte se letra H. Lowet eshte pergjigje e nje letre te mepareshme, 31 korrik, te derguar nga Ali Pasha, qe bente fjale per trafikun ilegal te mallrave dhe ushqimeve te ndryshme qe fillonin nga bregdeti i Camerise per ne drejtim te Ishullit te Korfuzit, per nevojat dhe interesat e francezeve, te cilet aso kohe qene vene nen embargo. Nga konteksti i letres kuptojme qe Ali Pasha i kerkon Lowet qe ne pjesen e ujrave te Kanalit te Korfuzit ku realizoheshin trafiqet, te vinte kanonieren (anije lufte e pajisur me artileri – IK), si mjet presioni dhe lufte per te parandaluar thyerjen e embargos. Ne pergjigje te kesaj kerkese britaniku e ve ne dijeni Ali Pashen se per shkak te disa pengesave, si motit te keq dhe ngushtesise se Kanalit, kanonierja jo vetem qe ishte vonuar, por do te kishte veshtiresi te vihej ne ndjekje te barkave dhe bastimenteve te trafikanteve. Ne vazhdim britaniku e njofton Ali Pashen per kembime sinjalesh (ndezje zjarresh – IK).
Ne kete rast eshte fjala per luftimet e zhvilluara per marrjen e Vlores, mars-prill 1811. Beteja u zhvillua mes trupave te Ali Pashes dhe atyre te Ibrahim Pashes, i cili ishte i lidhur me francezet dhe ne marreveshje te fshehte me ta, parashikoheshin zbarkimi i trupave franceze ne kete qytet-port dhe goditjen pas shpine te Ali Pashes.
Ne keto rrethana, duke pasur dijeni per gjithcka pergatitej, Pashai i Janines sulmoi Beratin dhe krahas tij i dha goditje trupave te Ibrahim Pashes edhe ne Vlore, duke arritur jo vetem t’i nenshtron-te keto dy qendra te rendesishme, por te zinte rob edhe vet Ibrahim Pashen, i cili ishte fshehur ne Manastirin e Zvernecit.
Santa Maura, 8 gusht 1811
Ngarkova shpejt nje person ne bordin e anijes kanoniere, i cili me pare me kishte dorezuar, se bashku me letrat e mia edhe nje kopje te atyre te shkruara nga Madheria e Juaj per Komandantin e skuadres. Permes tyre vetem sot mora pergjigjet e tua te dates 5 qe shkoi. Ai me informoi se kanonierja, duke u ndodhur larg Kanalit dhe duke pasur eren perballe saj, per shkak te veshtiresive ne udhetim, nuk arriti ne destinacion. Per keto shkaqe ishte mjaft vone qe ai te merrte ndonje mase per ceshtjet qe ne kemi folur me pare. Megjithate, ai ne te njejten kohe me shkruante se kurdo qe kanoniera do te mberrije ne ditet ne vazhdim, do te jete e veshtire t’i ndjeke ata qe Ju me sugjeroni, pasi Kanali eshte i ngushte ne shume vende pergjate te gjithe shtrirjes se tij. Kete konstatim ai e ka fiksuar gjate lundrimit per t’u ankoruar ne ndonje pjese te kanalit. Per te realizuar bllokimin e Kanalit ne oret e mesdites, ai ka marre repartet e komandanteve te bastimenteve qe kane bere bllokimin e Kanalit ne kohen e mesdites.
Madheria Juaj duhet te kete mesuar se keto dite te shkuara, prane Kepit te Bardhe qene ankoruar disa barka dhe se sinjalet qe jepeshin gjate nates pergjate bregut, konkretisht percilleshin nga Igumenica dhe nga Murtua. Te gjitha barkat e skuadrave dhe bastimentet nen komanden e Shkelqesise se Tij kishin konstatuar qarte se sinjalet e nates qe jepeshin nga keto brigje komunikonin me Korfuzin.
Komandanti (i skuadriljeve detare britanike – IK) me eshte lutur qe t’i bej te njohur Madherise Tuaj keto hollesi te informacioneve qe u permenda, ne pergjigjet me shkrim qe une do te perpiloj dhe nis per Ju.
Ai (Komandanti i skuadriljeve detare – IK) me ka bere te njohur, ne te njejten kohe suksesin e shkelqyer, brilant te ushtrise Suaj ne luftimet e Vlores. Me kete rast i uroj Madherise Suaj sa me shume vite te lumtura, me fitore dhe lavdi!
Kam nderin te jem Sherb. Juaj Besn.
(firmosur) H. Lowe