Lexojeni patjetër, nëse përdorni shumë Facebookun

0
1585

Sipas një studimi të kohëve të fundit, përdorimi i madh i rrjeteve sociale mund të ndikojë në aftësitë tuaja morale dhe konjitive.

Studimi tregon se njerëzit të cilët vazhdimisht shkruajnë mesazhe në tekst ose përdorin rrjetet sociale, kanë më pak gjasa që të përfshihen në të “menduarit reflektiv” dhe t’i cilësojnë qëllimet morale në jetë si më pak të rëndësishme.

Nicholas Carr, në librin e tij të kandiduar për Pulitzer “The Shallows”, diskuton se si interneti është duke ndryshuar mënyrën se si ne mendojmë, lexojmë dhe kujtojmë.

Carr thotë se interneti po shkakton një rënie të mendimit reflektiv. Arsyeja për këtë është marrja e shpejtë e informacioneve, që përfshin zakonisht tekste të shkurtra, postime, komente dhe mesazhe të cilat nuk marrin shumë kohë për t’u proceduar.

Ai thotë se përderisa ne mësohemi çdo herë e më shumë me komunikim të shpejtë dhe të shkurtër, ne mësohemi gjithashtu edhe me mendim të shpejtë dhe të shkurtër.

Kjo do të shkaktojë një rënie të mendimit reflektiv, i cili kontribuon në rënie të rëndësisë së moralit dhe një rritje të hedonizmit dhe imazhit.

Studimi më i fundit në këtë fushë, dëshmon se përdorimi i madh i rrjeteve sociale është duke shkaktuar një rënie të aftësive morale dhe njohëse tek njerëzit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here