Për shkak të deklaratave gjatë fushatës parazgjedhore, presidenti i ri amerikan Donald Trump përballet me shumë kritika në botën myslimane.
Mirëpo kjo nuk vlen për Hasan Xhemilin nga qyteti irakian Duhok, i cili djalin e sapolindur e ka pagëzuar Donald Trump.
Ai ka thënë se e admiron Trumpin dhe se ka bë tifo për fitoren e tij në zgjedhje.
Simpatitë e tij për Trumpin janë, thotë se kanë lindur gjatë fushatës, kur edhe pse nuk e kupton anglishten, e ka përcjellë Trumpin dhe është mahnitur me “frizurën e mrekullueshme të miliarderit, qëndrimit të tij dhe stilit të fjalimeve”, njoftojnë agjencitë botërore, transmeton Gazeta Lajm.
Përveç djalit Trump, Hasan Xhemil ka edhe dy dëmijë tjerë- Reshitin dhe Melekun