Një video e postuar në rrjetet sociale ka hapur mjaft debat mes komentuesve.
Bëhet fjalë për një incident me makinë, ku drejtuesi i kamionit nuk ka lejuar që të parakalohet nga një makinë.
Incidenti ka ndodhur në një tunel në Sidnej, Australi, shkruan standard.al Në momentin që rruga në tunel është bërë me një korsi, vetura ka tentuar të kryej parakalim apo të kalojë në korsinë që vazhdonte.
Por, drejtuesi i kamionit nuk ka lëshuar kollaj rrugë duke shkaktuar dhe një fërkim të vogël mes dy automjeteve.
Ka shumë komentues që thonë se drejtues i kamionit ka të drejtë të mbajë pozicionin e tij. Por ka dhe shumë të tjerë që thonë se veprimi i tij ishte i gabuar.
http://www.dailymotion.com/video/x4rt9ol_kush-ka-te-drejte-kamionit-apo-vetura_news