Do të jua merrte mendja, që këto dy vajza të vogla, të cilat duken kaq të pafajshme mund të kryejnë një krim?!
Dëshira e turistëve për të marrë diçka me vete nga vendet që vizitojnë është shumë e madhe.
Kështu ka ndodhur dhe me këtë turiste të pafajshme, e cila ka dashur një foto kujtim me dy tajlandeze të vogla, por ka rënë pre e “mashtrimit” të këtyre dy vajzave “të pafajshme” shkruan The Sun.
Një turist britanik ka fotografuar këtë moment. Në foton e tij dallohen 2 vogëlushe me të qeshurën e tyre të pafajshme të cilat pozojnë me një turiste naive.
Në foto dallon dy fëmijët të cilët mbajnë për krahu gruan dhe ajo në të djathtë dallohet që po i heq orën nga dora.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë turistike të Tajlandës, ku vjedhjet e turistëve nga fëmijët janë kthyer në një problem jashtëzakonisht të madh.