“Spastrohet” Ministria e Kulturës, nxjerr jashtë katër shkrimtarë

0
146

17147314Gjestet politike të ministrave të qeverisë së re çdo ditë po prodhojnë fenomenin social, që i afrohen më shumë propagandës sesa një areali politik.

Prej ditësh në qendër të Tiranës, ku është vendosur blloku i ministrive, dritaret janë të hapura për ajrosje. Por në orët e para të mëngjesit, pothuaj, si në urdhër, sheh të varur nëpër dritare, pastruese që lajnë xhamat e ministrisë. Me bluza të bardha ato tërheqin vëmendjen dhe kuptohet se po pastrojnë sende, tryeza, xhama, shkallë, rafte, bodrume gjithçka.

Ndërsa në natyrshmëri, apriori, dikasteret po pastrohen dhe nga njerëzit e ashtuquajtur politikë, duke u ndërruar kabinetet, zyrat e shtypit me njerëzit e tyre.

Dje, këtë mësuam dhe nga Ministria e Kulturës. Ministrja e re, Mirela Kumbaro, e njohur si personalitet që vjen nga bota e letrave, ka larguar qysh në ditën e parë tre shkrimtarët: Bardhyl London, Ylljet Aliçkajn, Lazer Stanin. Në ditën e parë u largua edhe shkrimtari Visar Zhiti, pak ditë në postin e ministrit, dhe i vetmi që e ka pritur Kumbaron në zyrë në ditën e largimit.

Një pjesë e shkrimtarëve që kanë reaguar dje në rrjetet sociale e ka konsideruar këtë “gjest” politik të zonjës së kulturës pa respekt ndaj shkrimtarëve. Vetëm pastrueset e Ministrisë së Kulturës nuk i kemi parë të varura në dritare për të fshirë xhamat, pasi konkretizimi ka qenë më “spastrues” ndaj kauzës së përfaqësuar deri dje!

V. M.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency