Lutaj i PS i kërkoi të bënte analizat mendore, Manjani: Kërko të shefit tënd, i ke të botuara në media

0
247

Ish-Ministri  i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar  pas deklaratave që deputeti socialist Piro Lutaj bëri në Komisionin e Ligjeve, ku i kërkoi Manjanit të bënte analizat mendore.

Në një status në profilin e tij ‘facebook’ Manjani i përgjigjet Lutajt duke i thënë se më parë duhet të kërkojë analizat e shefit të tij, kryeministrit Rama.

Ky është statusi i plotë:

Përshëndetje,

Po lexoj në një portal që, një deputet koti i Komisionit të Ligjeve kërkon analizat e mia mjekësore..!

I sugjeroj deputetit rilindas të kërkojë analizat e Kryetarit të vet!

Nëse nuk ja jep i sugjeroj ta kerkojë në memorien e shtypit shqipëtar. Ja ka botuar Gazeta Tema kohë më parë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=242579159519865&id=100013033472627&pnref=story

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here