Bejko i PD replika me Tavon e LSI: Luftoni korrupsionin në radhët tuaja, pastaj merruni me policinë

0
227

Partia Demokratike e Gjirokastrës ka reaguar menjëherë ndaj sulmeve që deputeti i LSI-së së këtij Qarkut, Vangjel Tavo ka adresuar për të disatën herë ndaj Policisë së Shtetit.

“LSI dhe deputeti i saj në Gjirokastër Vangjel Tavo, nuk tregon sinqeritet në lidhje me akuzat e ditëve të fundit në adresë të Policisë së Shtetit. Kjo pasi deputeti i LSI është i vonuar në një kohë kur vetë PD, ka denoncuar aferat e kultivimit të kanabisit që në zanafillën e vet ndërkohë që Tavo dhe LSI kanë heshtur”, – është shprehur në një konferencë për shtyp të thirrur në mesditë, kreu i PD për Gjirokastrën Roland Bejko.
roland-bejko
Sipas tij “Tavo dhe LSI përveç këtyre denoncimeve, duhet të denonconte edhe abuzimet me detyrën të të besuarve të vet dhe të LSI-së në drejtim të institucioneve në Gjirokastër si në Spitalin Rajonal, Ujësjellës, apo dhe Bashkinë e Gjirokastrës e cila nuk e ka kontrollin e qytetit për pastrimin, kanalizimet dhe shërbimet e tjera ndaj komunitetit”, – ka deklaruar ndër të tjera kryedemokrati lokal, Roland Bejko.

Ky është reagimi i parë publik por edhe zyrtar nga ana e PD-së në lidhje me akuzat e përplasjet mes LSI-së e PS-së veçanërisht sa i përket qëndrimeve ndaj Policisë së Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here